Haradinaj takoi Begajn, folën për zhvillimet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka treguar se kanë folur për zhvillimet politike në dy vendet dhe në rajon, përcjell Klankosova.tv.

“Gjatë qëndrimin në Iballë të Pukës, kisha kënaqësi që me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj të bisedojmë për zhvillimet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon”.

“Kënaqësi të ndajmë mendimet e njëjta, që Kosova sa më parë t’i kthehet rrugës së saj të paalternativë për anëtarësimin në NATO, sepse kjo nënkupton më shumë siguri në rajon e më shumë paqe në botë”, thuhet në shkrimin e tij.

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit