16.4 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Haradinaj: Do të vazhdojmë, aty ku na ndërprenë dhjetë vjet më parë

haradinaj nenshkrimKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshkruar emocionet e tij, me rastin e certifikimit si deputet i legjislacionit të ardhshëm të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se “bashkë me kolegët tjerë të koalicionit LDK, AAK dhe NISMA, si dhe me mbështetjen dhe konstruktivitetin e grupeve dhe deputetëve të tjerë, të përcaktuar për ndryshimin e madh, do të nisim punën në një kapitull dhe në një epokë të re për vendin”.

Lexojeni të plotë postimin e Haradinajt:

Pas 10 vjetësh, sot u çertifikova për herë të dytë në mandatin e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Sigurisht se ishte përjetim i veçantë, pas një periudhe të gjatë, me plot sfida, që kaluam unë, familja dhe Kosova. Ky moment shënon edhe një pikënisje të re për të gjithë ne, në rrugën dhe synimet e përbashkëta për Kosovën evropiane.

Bashkë me kolegët tjerë të koalicionit LDK, AAK dhe NISMA, si dhe me mbështetjen dhe konstruktivitetin e grupeve dhe deputetëve të tjerë, të përcaktuar për ndryshimin e madh, do të nisim punën në një kapitull dhe në një epokë të re për vendin.

Personalisht dhe me kolegët, me po të njëjtat energji dhe me po të njëjtin përkushtim, do ta vazhdojmë angazhimin, aty ku na ndërprenë 10 vjet më parë.

Kosova ka shënuar të arritura, është shtet i pavarur, por shtetit dhe pavaresisë sonë i duhet rend, ligj, zhvillim, sovranitet dhe integrim.

Këtë do ta bëjmë bashkërisht, që nga dita e parë e qeverisjes sonë. Urime, Kosovë! Urime, qytetarë të vendit tim. RH (sic)

Më Shumë

DokuFest shpalos filmat në programet garuese

DokuFest ka publikuar sot listën e plotë të filmave që do të marrin pjesë në programet garuese të edicionit të 24-të të festivalit. Pas shqyrtimit...

67 aksidente trafiku, e mbi 2 mijë gjoba brenda 24-orëve

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 56 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë...

Lajmet e Fundit