12.2 C
Prizren
E premte, 16 Maj, 2025

Haradinaj: Thaçi, Mustafa dhe Veseli po bëjnë fushatë antikushtetuese

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se fushata që po bëjnë Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit, për të imponuar votimin e demarkacionit me Malin e Zi, është shkelje flagrante e Kushtetutës.

Haradinaj theksoi se neni 70, paragrafi i parë në lidhje me nenin 74 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, siguron se ndaj deputetëve nuk mund të ushtrohet presion; nuk ka mandat të detyrueshëm dhe se deputetët përfaqësojnë sovranin e votojnë, duke u bazuar në Kushtetutë, në ligje dhe në Rregullore të Kuvendit.

“… Pushtetet në Kosovë janë të ndara dhe Kosova nuk është Monarki, prandaj kthejuni punëve tuaja dhe mos u bëni presion deputetëve. Në këtë vend gjithmonë ka pasur disa njerëz që për pare e për interesa kanë qenë në gjendje ta shesin edhe babën edhe nënën, por shumica gjithmonë ka qenë në krah të kësaj Kosove. Deputetët e Kosovës nuk u janë nënshtruar shantazheve as në kohën e Millosheviqit dhe kanë ditur që edhe nën rrethim, edhe formalisht, t’i nisin themelet e kësaj Republike”, thekson Haradinaj.

Kryetari i AAK-së tha se Kosova do t’i ketë kufijtë e saj, pa i marrë dhe pa i dhënë askujt.

“Do ta ketë të ardhmen e vet euroatlantike dhe rrugën e pakthyeshme drejt BE-së dhe integrimeve të tjera. Por Kosova sot është e papërfunduar dhe populli i saj nuk do ta lejojë askënd që t’ia vrasë të ardhmen, qoftë edhe me do farë marrëveshjesh të dyshimta, me njerëz të dyshimtë e pa fije transparence. Kjo duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë!”, tha kryetari i AAK-së. /Telegrafi/

Më Shumë

Rasti tragjik në Prizren: E merr armën për ta blerë, 24-vjeçari e shkrep ndaj vetes dhe vdes në vend

Dy persona kanë raportuar në polici, se derisa janë takuar me 24-vjeçarin A.T., të cilit ia kanë dhënë një pistoletë për t’ia shitur, viktima...

Digjet një shtëpi në Savrovë të Suharekës, nuk ka të lënduar

Një shtëpi në fshatin Savrovë të Suharekës është përfshirë nga flakët mëngjesin e së hënës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha...

Lajmet e Fundit