Haradinaj tregon gjashtë arsyet se pse po shkon te presidentja

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, u ka dërguar medieve një deklaratë publike të kreut të këtij subjekti, Ramush Haradinaj, me arsyeimet se pse ai po shkon në takimin e thirrur nga presidentja Atifete Jahjaga. Deklaratën mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“I jam përgjigjur pozitivisht takimit të Presidentes në mënyrë që prezantoj qëndrimin tonë, tashmë të bërë publik e të palëkundur se si të dalë vendi nga kriza institucionale politike.

2. Në këtë tryezë do të kërkoj që të shpërndahet parlamenti dhe vendi të shkojê ne zgjedhje të parakohshme, si e vetmja mundësi kjo për të dalë nga kriza.

3. Po ashtu do të kërkoj që zgjedhja e presidentit të bëhet me votë të drejtpërdrejtë nga populli.

4. Do t’i njoftoj akterët e kësaj tryeze se Opozita e bashkuar është e vendosur ta vazhdojë kundërshtimin politik e qytetar deri në përgjigje pozitive për këto kërkesa.

5. Vlerësoj se izolimi i udhëhehësve opozitarë, nënkupton izolim nga kauza e drejtë e opozitës, e cila duhet të depërtojë çdo kund, duke përfshirë edhe qarqet ndërkombëtare. Ndërkaq vlerësimet e individëve për qëndrimin tim dhe të AAK-së, në raport me këtë tryezë, i konsideroj ose të ngutshme, ose me agjendë.

6. Pavarësisht prej të gjithave, AAK do të mbetet e palëkundur në frontin e përbashkët opozitar të kundërshtimit të degradimit të mëtejmë të shtetit!”, thuhet aty. /Telegrafi/

Më Shumë

Dragashi përfiton mbi 883 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se ka nënshkruar Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 883,837.56 euro, mjete të cilat...

Suharekë, sekuestrohen monedha që dyshohet se janë të falsifikuara

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar monedha metalike që dyshohet se janë të falsifikuara.   Në rastin i cili është regjistruar...

Lajmet e Fundit