23.8 C
Prizren
E diel, 19 Shtator, 2021

Hartohet koncept dokumenti i ekspozitës së etnologjisë në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka hartuar Koncept Dokumentin për ekspozitën etnologjike e cila së shpejti planifikohet të ridizajnohet në sektorin etnologjik të Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Ekspozita do të ketë për qëllim informimin e vizitorëve për mënyrën e jetesës së popullatës të trevave shqiptare, me fokus të veçantë në artin tradicional, si dhe trajtimin e vlerave të Trashëgimisë Kulturore përmes artit tradicional.

Samir Hoxha, Drejtor i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore tregon se përmes këtij koncept dokumenti do të bëhet ridizajnimi i sektorit etnologjik në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, me ç’rast synohet të arrihet aplikimi i metodave të ndryshme instruktive, përmes të cilave do të përcillet tek vizitorët.

Prezantimi përveç se vizualisht në formë fizike planifikohet të përcillen edhe me video, audio (muzikë), reprodukime, teksturë (të prekshme) që mund t’u japë qasje çdo vizitori të ndjejë dhe të përjetojë artin tradicional të pasqyruar përmes kësaj ekspozite në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, thekson drejtori i këtij institucioni Samir Hoxha.

Duke u bazuar në koleksionin ekzistues të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të sektorit etnologjik vizitori mund të mësojë për artin tradicional të shprehur përmes zejeve të ndryshme.

Koleksioni i pasur me tekstil mund të paraqesë veshje të burrave, djemve, grave, nuseve dhe vajzave myslimane, katolike dhe ortodokse nga trevat shqiptare njëkohësisht duke treguar për llojllojshmërinë e ngjyrave, mënyrës së punimit, materialit dhe formave që ato paraqesin.

Grupi punës i ekspozitës do të angazhohet në bashkëpunim me dizajnerin e enterierit, dhe të brendimit të ekspozitës për organizmin e hapësirës në mënyrë që koncepti të jetë në përputhje me hapësirën aktuale në kuadër të Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit./PrizrenPress.com

Më Shumë

Përfundon gjykimi ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit në Prizren

Pas dhjetë seancave gjyqësore të mbajtura, ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor ndaj ish-Drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor Nijazi Kryeziu, i cili në Gjykatën Prizrenit...

Hajdari: Deri më 23 shtator presim të vaksinohen plotësisht punëtorët e Komunës së Prizrenit

Të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo komunës, nga sot duhet të posedojnë certifikatën...

Opozita kundërshton shtyrjen e zgjedhjeve

Partitë opozitare në Kosovë nuk po e mbështesin kërkesën për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, të cilat janë caktuar që të mbahen më 17 tetor...

Osmani: Kishte mospajtim mes partive, nuk ka bazë për shtyrje të zgjedhjeve

Presidentja Osmani në një konferencë për media ka folur për takimin që ka pasur me përfaqësuesit e subjekteve politike në lidhje me shtyrjen e...

Klopp e do Lewandowskin në Liverpool

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, dëshiron të ribashkohet me Robert Lewandowskin në Anfield. Klopp synon ta bëjë sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski, blerjen kryesore...

Haskuka thotë se janë të gatshëm të fillojnë mësimin në çdo formë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tregon se si komunë  janë të gatshëm të fillojnë mësimin në çdo formë. “Duke pasur parasysh situatën e krijuar nga...

Mërgimtarët në Kosovë – gjatë gushtit erdhën mbi 380 mijë udhëtarë

Gjatë muajit gusht, duke e shfrytëzuar Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në vendin tonë kanë ateruar 3,034 aeroplanë, në total me mbi 383,776 mërgimtarë. Sipas Zyrës...

Në Prizren ndalohet një person, kërcënoi policët dhe inspektorët

Në Prizren është shoqëruar në polici një person, pasi kishte kërcënuar dy zyrtarë policorë e tre inspektorë të AUV-it, derisa ata po inspektonin lokalet...

Haskuka në konakun e dy kandidatëve për Kuvend të Prizrenit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, në kuadër të parafushatës zgjedhore, ka vizituar konakun e shtëpisë së dy kandidatëve për...

Arrestohet personi i kërkuar në Prizren

Policia e Kosovës dje rreth orës 23:40 në Prizren ka arrestuar personin me inicialet B.K., pasi i njëjti ishte në listën e personave të...

Nuk paguante universitetin se ishte shumë shtrenjtë, 21-vjeçarja zbulon si arriti të fitonte 1 milion dollarë në vit

Një studente e cila donte që të bëhej doktoreshë, dhe po përpiqej që të paguante universitetin, ka zbuluar se si i dha fund dhe...

Spitali i Prizrenit, 78 pacientë po trajtohen me Covid-19

675 pacientë po trajtohen në klinikat COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, prej tyre, 540 me oksigjeno-terapi dhe 44...

Qeveria ende nuk di si të shpërndajë 12 milionët për mbështetjen e familjes, vlerësohen si të pamjaftueshme

Në kuadër të pakos së Ringjalljes Ekonomike për vitin 2021, janë ndarë 12 milionë euro që ka për qëllim Mbështetjen e Familjes, duke synuar...

Prizren, katërmbëdhjetë aktakuza kundër katërmbëdhjetë personave

Përmes raportit 24 orësh të Prokurorit të Shtetit, është bërë e ditur se nga Prokuroritë e vendit janë ngritur 75 aktakuza kundër 85 personave,...

Një muaj paraburgim personit që vodhi 20 mijë euro në një këmbimore në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 10.09.2021...

Në rajonin e Prizrenit, dje vdiqën gjashtë persona nga Covid-19

Në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 23 raste të vdekjes me Covid-19. Prej tyre 6 janë nga regjioni I Prizrenit.

Lajmet e Fundit