14.9 C
Prizren
E martë, 28 Shtator, 2021

Mbyllje sërish? Kudo në Europë shpërthime lokale të pandemisë

Shumë vende në Europë i zbutën masat kufizuese në luftë kundër virusit Corona. Por në të njëjtën kohë pandemia ka shpërthyer në disa vatra. A duhet të vihet alarmi e çfarë duhet bërë për të kontrolluar gjendjen?

Kur gazeta “New York Times” ka shkruar ndonjëherë për Gütersloh, këtë e ka bërë vetëm, kur binte fjala për fondacionin e njohur në botë, Bertelsmann që e ka qendrën në këtë qytet. Por për shkak të shpërthimit të pandemisë në thertoren Tönnies, Gütersloh u fut në kryetitujt e mediave ndërkombëtare. Nga 7000 punonjës të testuar, 1550 janë testuar pozitivisht me virusin. Edhe në rajone të tjera gjermane ka pasur disa vatra të reja shpërthimi. Në Neukölln, Berlin pas rritjes së infeksioneve, 370 familja u futën në karantinë. Në Göttingen 120 vetë të infektuar bënë të izolohej një kompleks pallatesh.

Shpërthime lokale kudo

Vatra të tilla të shpërthimit të ri të pandemisë, që njihen edhe si “Cluster” ka kudo në Europë, tani që po lirohen masat kufizuese në shumë vende. Shpesh brenda familjeve, në gastronomi apo firma. Në Angli në një pulari në Anglesey u testuan 158 punëtorë pozitivisht me virusin. Edhe në fabrika të tjera në Angli ka pasur raste të tilla. Në një azil pleqsh në Austri në dy javët e para të qershorit ndërruan jetë disa banorë pas një infektimi me Corona. Në Vjenë dhe Austrinë e poshtmë 70 punonjës të shërbimit të paketave u testuan pozitivisht me virusin. Izraeli po ashtu pas lirimit të menjëhershëm të masave në maj i trembet një vale të dytë infektimi. 200 shkolla nga 500 në të gjithë vendin janë mbyllur.

Peter Klimek nga Universiteti Mjekësor i Vjenës, pjesë e ekipit këshillues të qeverisë austriake, thotë,se në rastet e shpeshtuara të rritjes së infektimeve luan rol lloji i vatrës së infektimeve. “Nëse kemi të bëjmë me grupe të vogla të infektuara, atëherë kjo nuk është shumë shqetësuese, sepse mund ta ndjekim zinxhirin e kontakteve.” Por puna ndryshon, kur ka shpërthim pandemie pas një evenimenti të madh. “Nëse pas një aktiviteti të madh krijohet një vatër infektimesh, zbardhja dhe ndjekja e zinxhirit të kontakteve është shumë më e vështirë.”

Pra ka një dallim, nëse rastet vijnë nga një vatër e vetme, thotë Klimek. “Apo nëse kemi 50 raste infektimi që secili pavarësisht nga tjetri në pjesë të ndryshme të vendit shkojnë tek mjeku me simptoma.” Nëse brenda një kohe të shkurtër shfaqen disa vatra, ku nuk mund të ndiqen më kontaktet, kjo mund të mjaftojë për ta futur sërish një vend në masat kufizuese të “lockdown-it”.

Masat më të rëndësishme

Sipas Klimek në raste të shpërthimeve lokale kanë rëndësi katër masa kryesore: Identifikimi i rasteve, gjurmimi i kontakteve, testimi dhe trajtimi. Kontaktet e të infektuarve duhet të ndiqen shpejt, të izolohen të infektuarit, të trajtohen dhe të testohen njerëzit në ambientin e të infektuarit, sipas ekspertit.

Por jo gjithkund mjaftojnë këto katër hapa për të pasur sukses. Në Bullgari për shembull qeveria u detyrua pas rritjes së infektimeve të vendosë sërish detyrimin e maskës, pasi ai u hoq në mesin e qershorit. Edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu paralajmëroi popullsinë për shkak të rritjes së infektimeve. “Nëse ne nuk e ndryshojmë menjëherë sjelljen tonë në drejtim të mbajtjes së maskës dhe distancës, atëherë kundër vullnetit tonë do të rikthehemi në gjendjen e mbylljes.” Në Luksemburg qeveria përpiqet me teste masive të pengojë një valë të dytë infektimi. 600.000 banorët e vendit dhe 300.000 që kalojnë kufirin përkohësisht duhet të testohen rregullisht për të identifikuar zinxhirët e infektimit.

Nuk ka një komplet masash që të mbrojnë me siguri nga pandemia. Ka një përzierje masash të ndryshme, thotë eksperti Klimek: ruajtja e distancës, rregullat e higjienës, kufizimi i kontakteve. Tani dihet se mbyllja e shkollave dhe gastronomisë ka pasur një efekt të ngadalësimit të pandemisë. Këtu bëjnë edhe maskat. Sa më herët të zbatohen masat, aq më efektive janë ato, thotë Peter Klimek/DW.

Më Shumë

Florian Marku: Nesër është ndeshja, një ndeshje ku të gjitha ëndërrat e mia do të fillojnë të bëhen realitet

Boksieri shqiptar – Florian Marku, nesër do të ndeshet kundër ukrainasit Maxim Prodan. Meçi i shumë pritur nga shumë fansa të boksit, do të zhvillohet...

Prizreni me 100+ thellon krizën e kampionit

Skuadra e Prizrenit e mposhti kampionin aktual Yllin, me rezultat 107-80. 10 minutëshi i parë i takoi skuadrës suharekase 24-25, derisa në çerekun e dytë...

Gastronomët kanë një njoftim për të gjithë klientët e kafeterive

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, njofton klientët se çfarë duhet të kenë me vete me hyrjen në fuqi të masave të reja kundër koronavirusit. Për...

Quni: Të ishin realizuar premtimet e Haskukës, LDK ndoshta s’do të kishte kandiduar

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni sonte deklaroi se po të ishin realizuar të gjitha premtimet e kryetarit aktual, Mytaher Haskukës,...

Haskuka viziton kandidaten për asambliste, Dafina Alishani

Kryetari i Komunës së Prizrenit, njëkohësisht kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja VETEVËNDOSJE!, Mytaher Haskuka vizitoi kandidaten për asambliste Dafina Alishani dhe familjen...

Në spitalin e Prizrenit bie numri i rasteve të hospitalizuar me Covid-19

Ka rënë ndjeshëm numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19, në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. Bazuar në raportimet e klinikave COVID-19...

“Mirëmëngjesi botë, sot është dita ime” – Florian Marku me një tjetër paralajmërim për meçin e sotëm

Florian Marku sonte (e shtunë) do të zhvillojë meçin më të rëndësishëm në karrierën e deritanishme si boksier. Në “Tottenham Hotspur Stadium”, 28-vjeçari do të...

Sulmohen dy policë në Prizren

Në shenjë pakënaqësie lidhur me shqiptimin e një gjobe në trafik, një person ka sulmuar verbalisht dy zyrtarë policorë, dje në rrugën “Wesli Clark”...

Zafir Berisha: Ekipi im në Prizren, më profesionali

Kandidati për kryetar Prizrenit nga Nisma Socialdemokrate për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet e 17 tetorit, Zafir Berisha ka thënë se ka një ekip...

Burri nga Suhareka shantazhohet në rrjete sociale

Një burrë nga Suhareka ka raportuar në polici se është shantazhuar përmes rrjeteve sociale, nga persona të panjohur, raporton Express Rasti ka ndodhur mbrëmjen e...

Gara për Malishevën: Kastriot Berisha i AAK-së u dhuron programin qeverisës kundërkandidatëve

Kandidati i AAK-së për Kryetar të Malishevës, Kastriot Berisha, ka prezantuar programin qeverisës me të cilin synon ta drejtojë komunën pas 17 tetorit. Ai përveç...

60 vjet burgim për mirëmbajtësin e shkollës që vendosi kamerë në tualetin e vajzave

Një ish-mirëmbajtës i një shkolle të mesme në Florida është dënuar me 60 vjet burgim për vendosjen e një kamere të fshehur në tualetin...

MPB: Nga sot qytetarët mund të pajisen me targa të përkohshme në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve

Nga e marta qytetarët mund të pajisen me leje të përkohshme për targa në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve. Kështu thuhet një njoftimin...

Kabashi: Mora vendim të kandidoj për kryetar të Prizrenit, me planprogramin e 2017-tës

Kandidati për kryetar Prizrenit nga radhët e AAK-së për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet e 17 tetorit, Lulzim Kabashi, ka thënë se plan programi...

Prizren/ Pengon policët në kryerje të detyrës, arrestohet

Një person është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare, shkruan PrizrenPress Ngjarja ka ndodhur dje...

Asnjë rast i ri me COVID dhe 4 të shëruar në Malishevë

Në territorin e Komunës së Malishevës, në 24 orët e fundit 4 persona janë shëruar nga Vovid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i...

Lajmet e Fundit