Hasan Hasani: Kush e dogji Komunën e Prizrenit në kohën e Eqrem Kryeziut?

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren, Hasan Hasani kërkon nga organet e drejtësisë që të zbardhin djegien e Komunës së këtij qyteti, në kohën kur ka qeverisur LDK-ja. Sipas tij, qytetarët duhet të dijnë se kush ua ka djegur dokumentet më të rëndësishme të tyre.

“Organet e drejtësisë duhet të zbardhin djegien e Komunës së Prizrenit. Për mua si qytetar ky rast është i pambyllur”, ka thënë Hasani në tryezën e OJQ “EC Ma Ndryshe”.

“Unë nuk dua të fajësoj kryetarin e atëhershëm Eqrem Kryeziun, por është në interes të qytetarëve që të dihet se kush e dogji komunën”, ka thënë Hasani./PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit