Në DokuKino, u dha premiera e filmit “Fast & Furious 7”

Në kinamanë e Prizrenit, “DokuKino”, sonte u mbajt premiera e filmit “Fast & Furious 7”, me regji të James Wan.

Filmi do të shfaqet për publikun çdo ditë në ora 19:30 dhe në ora 22:00.

Seria e shtatë e filmit “Fast & Furious” i është dedikuar aktorit të ndjerë, Paul Walker, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike. Në skenën e fundit kur edhe përfundon filmi, nga aktori përshëndetet Vin Diesel, por edhe i gjithë ekipi. Filmi, tashmë ka kaluar shifrën prej 240 milionë dollarësh përfitime nga shitja e biletave në të gjithë botën. Skena e fundit është më mbresëlënëse dhe në të Diesel i thotë lamtumirë vëllait të tij, sic e ka quajtur. Paul Walker humbi jetën në nëntor të vitit 2013 në një aksident automobilistik.

Sinopsisi i filmit: Deckard Shaw kërkon hakmarrje kundër Dominic Toretto dhe familjes së tij për vdekjen e vëllait të tij.
Zhanri: aksion, krim, triller
Regjia: James Wan
Skenari: Chris Morgan, Gary Scott Thompson
Aktorë: Paul Walker, Vin Diesel, Dwayne The Rock Johnson, Michelle Rodriguez, Ludacris, Tyrese Gibson
Kohëzgjatja: 137 min

/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Lajmet e Fundit