11.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Rona Nishliu këndon këngët e reja më 1 maj në Tiranë

Këngëtarja e mirënjohur Rona Nishliu, do të interpretojë këngë nga albumi i saj i papublikuar, “Me motive tona”, më 1 maj në parkun e Kryeministrisë së Shqipërisë në Tiranë.

“Ylli i Rona Nishliut do të shkelqejë në natën e 1 majit në parkun e Kryeministrisë ku do të këndojë albumin e ri”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Ditë më herët, Nishliu mbajti një koncert në Prishtinë me ç’rast interpretoi disa nga këngët e reja të albumit të saj.

“Me motive tonat” fillimisht u paralajmërua në kuadër të një publikimi që falënderonte kryeministrin Edi Rama për mbështetje, meqë albumi i tërë do të interpretohet në Tiranë, në një koncert në lulishten e kryeministrit shqiptar.

Albumi është një tërësi e zhanreve free jazz, trip hop dhe soul, të kombinuara me motive shqiptare. Përpos zërit tejet të vlerësuar të artistes kosovare, bendi interpretues përbëhet nga Nesim Maxhuni, Kiril Tufekcievski dhe Edon Ramadani.

Albumi njëherit është pjesë e kalendarit të përbashkët kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë për vitin 2015.

Më Shumë

Luizi dhe Kiara na prezantojnë me të bijën, Luna Mari Ejlli

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito një ditë më parë u bënë prindër për herë të parë. Ashtu siç e paralajmëruan dje, çifti sot doli...

Gabimi i Noes

Enver Sulaj Sot bie shi mbi çatinë time Dhe mbi qepallat tua të egërsuara nga mërzia e stinës. Diejt e përflakur janë zbehur sot Vranësira ka hijezuar të papriturën...

Lajmet e Fundit