6.1 C
Prizren
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025

Hashim Thaçi i ‘laritet’ LDK’së për koalicion

thaci konferencLideri i PDK’së Hashim Thaçi pas një takimi të kryesisë ka folur për mundësinë e koalicionit me LDK’në. Ai ka thënë se gjithmonë atyre u ka bërë thirrje për komunikim dhe formim të institucioneve.

Kreu i PDK’së ka folur para gazetarëve pas takimit të kryesisë së PDK’së. Ai është pyetur rreth mundësisë së krijimit të një koalicioni PDK-LDK.

Pikërisht për këtë Thaçi ka theksuar se gjithmonë u ka bërë thirrje partive për të komunikuar.

“Unë vazhdimisht kam ftuar liderët e partive të interesuara për bashkëpunim. Natyrisht mesazhi im i është drejtuar gjithmonë partive të qendrës së djathtë, kështu që ai mesazh vlen ende. Ne jemi të gatshëm për t’u ulur për të biseduar për formimin e institucioneve.

Ndërkaq duke komentuar ridizajnimin e marrëveshjes LDK-AAK-NISMA, Thaçi ka thënë se një gjë e tillë nuk i ndihmon Bllokut.

“Asnjë ridizajnim marrëveshjesh, apo tendencë e re nuk do të funksionojë pa angazhim dhe komunikim të drejtpërdrejt me fuqinë fituese, sepse ky është një verdikt qytetar I dhënë në zgjedhjet e tetë qershorit. Çdo pretendim i ri çon në bllokadë të re” ka thënë ai./express/

Më Shumë

“Disa plagë nuk shërohen kurrë”, Unikkatili emocionon me postimin

Reperi i njohur shqiptar Unikkatil ka kujtuar sot vëllain e tij të ndjerë, Mentor Palokaj, i cili u gjet i vdekur në Prishtinë në...

E diel e vranët, vende-vende riga shiu

Të dielën parashihet të mbajë mot të vranët dhe vende-vende me riga lokale shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet...

Lajmet e Fundit