12.8 C
Prizren
E diel, 6 Tetor, 2024

Hashim Thaçi provon të bëhet Kryeministër vetëm edhe për një vit!

Thaci e Mustafa14-23Marrëveshja e paralajmëruar që të nënshkruhet sot, ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës PDK-LDK, nuk u realizua. Arsyeja kryesore besohet të jetë posti i kryeministrit, të cilën pozitë e duan të dy liderët Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

Në të gjitha deklarimet e tij qoftë gjatë fushatës zgjedhore apo edhe pas saj, lideri i PDK-së Hashim Thaçi ka thënë se pozita e kryeministrit është e pangeociueshme dhe se ai dhe partia e tij si fituese e zgjedhjeve do të qeverisin me vendin edhe për katër vite të tjera, shkruan Kosova Sot.

Edhe, kreu i LDK-së Isa Mustafa dhe drejtues të tjerë të saj, të cilët pasi u prish marrëveshja e VLAN-it, që zgjati gjashtë muaj, pohuan se ata hynë në koalicion me PDK-në, me qëllimin e vetëm që për herë të parë partia e tyre të udhëheq me ekzekutivin. Për më tepër disa herë drejtues të kësaj partie ‘kërcënuan’, se nëse atyre nuk u ipet posti i kryeministrit do ta prishin marrëveshjen e arritur me PDK-në.

Por, i pyetr disa herë nga mediat, kryeministri në detyrë Thaçi asnjëherë nuk u përgjigj a do të vazhdojë ai të jetë kryeministër apo përfundimisht do të heq dorë nga kjo pozitë, duke lënë kështu enigmë se kujt do t’i takojë pozitë.

E gjitha, pritet të qartësohet gjatë ditës së nesërme, derisa sonte mund të ‘ndërhyjnë’, edhe ambasadorët e vendeve të Quintit për të harmonizuar përfundimisht marrëveshjen mes dy partive politike.

Nuk përjashtohet opsioni që Thaçi e Mustafa të merren vesh, që kreu i PDK-së të drejtoi qeverinë në vitin e parë, konkretisht deri më 2016, vit, kur presidentes Atifete Jahjaga i skadon mandati, dhe kështu të zë vendin e saj, pra të bëhet president i vendit. Me të marrë udhëheqjen e Preisdencës, kreu i PDK-së, do t’ia lëshonte vendin si shef i ekzekutivit, kreut të LDK-së Isa Mustafa ka raportuar Kosova Sot.

Të gjitha, këto janë vetëm opsione të mundshme, dhe asgjë nuk ka zytare deri nesër kur pritet të nënshkruhet marrëveshja dhe të ndahen përgjegjësitë qeverisëse në mes këtyre dy partive./Kosova Sot

Më Shumë

Aksident mes dy veturave në Shirokë, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Shirokë të Suharekës mes dy veturave. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir...

Aulona Muhadri fiton Superkupën – trofeu i shtatë radhazi si kapitene e Bashkimit

Kapitenja e KBF Bashkimi, Aulona Muhadri, arriti një tjetër sukses të madh mbrëmë duke fituar Superkupën dhe shënuar trofeun e saj të shtatë radhazi...

Lajmet e Fundit