Hasi i Prizrenit do të mbes pa ujë të pijes për katër ditë

Kompania e Ujësjellësit në Komunën e Prizrenit “Hidroregjioni Jugor“ ka njoftuar se për katër ditë 11 fshatrave  në zonën e Hasit në Prizren do të iu ndërpritet furnizimi me ujë të pijes.

Sipas njoftimit, nga dita e martë me datë 2 qershor e deri me datën 6 qershor, burimi “Sozi” në zonën e Hasit do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes për shkak të ndërtimit të pompave dhe rehabilitimit të rezervuarëve.

Këto punime sipas tyre  janë në kuadër të projektit të financuar nga Qeveria Zvicerane dhe Qeveria e Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe fshatrat të cilat jemi të obliguar të ndërpresim furnizimin e ujë të pijes janë: Nasheci, Gorozhupi, Planeja, Milaj, Kojushi, Mazrek, Gjonaj, Kobaj, Atmaxha, Tupeci dhe Landovica.

Gjatë kohës së punimeve, kompania ka njoftuar se nëpër këto fshatra do të angazhohet për furnizim me ujë të pijes në mënyra alternative nëpërmjet Cisternave.

Kompania “Hidreoregjioni Jugor“ ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët dhe banorët e këtyre fshatrave gjatë kësaj kohe, dhe ka kërkuar që paraprakisht këto fshatra të funrizohen me rezerva të ujit të pijes.

Sipas kompanisë realizimi i këtyre punimeve do të përmisojë dukshëm furnizimin me ujë të pijes për mbi 10 fshatra të kësaj zone por edhe do të zvogëlojë shpenzimet e energjisë elektrike.

Më Shumë

Festivali i MiniBasketbollit grumbullon mbi 100 fëmijë

Për nder të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) organizoi Festivalin e MiniBasketbollit, ku morën pjesë klube...

Bellanica: Prizreni dha mesazh të fuqishëm uniteti, besimi dhe shprese

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren dhe kandidati për deputet, Sejdi Bellanica, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në...

Lajmet e Fundit