8.1 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Hasianët i vënë flakën muzeut etnografik

Në këto ditë karantine, pothuaj e gjithë Shqipëria, vjen një lajm i hidhur, djegia e muzeut Etnografik të Krumës, në Has. Lajmin, apo denoncimin e ka bërë në rrjetet sociale drejtori i departamentit të Etnologjisë, në QSA, Nebi Bardhoshi. Në postimin e tij, ai ka kërkuar rindërtimin e muzeut në një hapësirë të denjë.

Denoncimi i plotë: “Pak është të thuhet se është lajm i keq. Duke pasur parasysh situatë kur ndodh një gjë e tillë, shumëkush s’ia ka ngenë të merret me këtë çështje. Veç faktit që kërkohet zbardhja e çështjes, akoma më shumë kërkohet që ky muze të rindërtohet ose gjendet një hapësirë tjetër e denjë.

Po ashtu kërkohet të veprohet sa më shpejt për të gjithë muzetë etnografikë të mos lihen në harresë.Bashkë më “Miqtë e Bogdanit”, kishim planifikuar të nisnim punën për rivitalizmin e Muzeut Etnografik i Hasit, si pjesë e një ambicie më të madhe, që është deshira për të rikthyer në funksion të gjithë muzetë e harruar të etnografisë shqiptare. Nuk do të hiqet dorë, por s’do mend që puna është vështirësuar.”

Interesi më i madh ka qenë nëse ky muze ka pasur objekte muzeore brenda tij, dhe nëse ishte funksional. Në fakt, këto pyetje duhej t’i bënin njerëzit e thjeshtë, por ka befasuar që sekretari i përgjithshëm i Akademisë së Shkencave, Vasil Tole është pikërisht ai që ka drejtuar pyetjen Bardhoshit. Duhet të kujtojmë se Tole duhet ta njohë shumë mirë gjendjen e muzeve, pasi ai ka qenë për një kohë drejtori i trashëgimisë kulturore pranë Ministrisë së Kulturës, dhe duket e patolerueshme kjo mungesë vëmendje.

Por, pyetjes së Toles: A ishte funksional, objektet muzeore ku gjenden? – drejtori i Etnologjisë, i është përgjigjur: “Ishte thuajse i mbyllur për mungesa ta shumta nga ana financiare e mungesa te çfardolloji. Objekte thuajse nuk kishte, por sidoqofte demi eshte i madh sepse jane demtuar ato pak te dhena e materiale qe ishin, e bashke me te eshte demtuar godina. Lajm i trishte.” /Konica.al/

Më Shumë

Laurinë Gashi renditet e 5-ta në Sofia European Open 2026

Xhudistja Laurinë Gashi në xhiron e parë mposhti me 2 Wazaari, Sofiia Hrechka nga Ukraina. Në të dytën ajo mposhti me Ippon, Francine Echevarria...

Pas një viti pezullim, zhbllokohet TikToku në Shqipëri

Me vendim të qeverisë, është hapur zyrtarisht Tiktoku në Shqipëri. Vendimi është marrë këtë të mërkurë gjatë mbledhjes së qeverisë së Shqipërisë, raporton TCh. “Vendimi nr.151,...

Lajmet e Fundit