5.2 C
Prizren
E martë, 17 Shkurt, 2026

Haskuka deklarohet pas pezullimit të konkursit për mësimdhënësit

Kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, ka folur rreth çështjes së pezullimit të konkursit për mësimdhënës nga Gjykata e Prizrenit.

Konkursi i komunës së Prizrenit për mësimdhënësit, që ishte shpallur më 4 nëntor të këtij viti, është pezulluar nga Gjykata Themelore e Prizrenit.

Haskuka, thotë se lidhur me këtë vendim të Gjykatës është informuar së pari nga mediat, ndërsa zyrtarisht një vendim i tillë është dërguar në DKA të enjtën pasdite.

Ai thotë se lidhur me këtë çështje, do të ndiqen rrugët ligjore.

Kryetari Haskuka e pranon faktin se kemi të bëjmë me një gjendje tejet problematike, pasi sipas tij edhe vendimet nga instancat më të larta po na shkaktojnë telashe të mëdha, dhe kërkoi që edhe drejtoritë e shkollave të japin kontributin e tyre që nxënësit mos të mbesin pa orë mësimore deri në zgjidhjen e këtij problemi.

Ndryshe, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Afërdita Kicaj, ka konfirmuar për media pezullimin e konkursit të datës 4 nëntor 2019, të shpallur nga Zyra e Personelit të Komunës së Prizrenit.

“Gjykata Themelore e Prizrenit ka aprovuar si të bazuar propozimin e propozuesve Arta Begaj-Thaçi, Ardita Dilji, etj. të cilat i përfaqëson avokati Muhamet Shala, ku caktohet masa e përkohshme e sigurimit me të cilën i urdhërohet të paditurës Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, ashtu që pezullohet konkursi me nr.01-111-154376 i datës 04.11.2019, shpallur nga Zyra e Personelit të Komunës së Prizrenit deri në shterjen e mjeteve administrative apo deri në një vendim tjetër të gjykatës”, ka thënë Kicaj./ TV Prizreni/

KRYETARI HASKUKA PRONONCOHET RRETH PEZULLIMIT TË KONKURSIT PËR MËSIMDHËNËN NGA GJYKATA

KRYETARI HASKUKA PRONONCOHET RRETH PEZULLIMIT TË KONKURSIT PËR MËSIMDHËNËN NGA GJYKATAKryetari i komunës, Mytaher Haskuka, ka folur rreth çështjes së pezullimit të konkursit për mësimdhënës nga Gjykata e Prizrenit. Konkursi i komunës së Prizrenit për mësimdhënësit, që ishte shpallur më 4 nëntor të këtij viti, është pezulluar nga Gjykata Themelore e Prizrenit. Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, thotë se lidhur me këtë vendim të Gjykatës është informuar së pari nga mediat, ndërsa zyrtarisht një vendim i tillë është dërguar në DKA pasditen e vonshme të së enjtes. Ai thotë se lidhur me këtë çështje, do të ndiqen rrugët ligjore. Kryetari Haskuka e pranon faktin se kemi të bëjmë me një gjendje tejet problematike, pasi sipas tij edhe vendimet nga instancat më të larta po na shkaktojnë telashe të mëdha, dhe kërkoi që edhe drejtoritë e shkollave të japin kontributin e tyre që nxënësit mos të mbesin pa orë mësimore deri në zgjidhjen e këtij problemi. Ndryshe, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Afërdita Kicaj, ka konfirmuar për media pezullimin e konkursit të datës 4 nëntor 2019, të shpallur nga Zyra e Personelit të Komunës së Prizrenit.“Gjykata Themelore e Prizrenit ka aprovuar si të bazuar propozimin e propozuesve Arta Begaj-Thaçi, Ardita Dilji, etj. të cilat i përfaqëson avokati Muhamet Shala, ku caktohet masa e përkohshme e sigurimit me të cilën i urdhërohet të paditurës Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, ashtu që pezullohet konkursi me nr.01-111-154376 i datës 04.11.2019, shpallur nga Zyra e Personelit të Komunës së Prizrenit deri në shterjen e mjeteve administrative apo deri në një vendim tjetër të gjykatës”, ka thënë Kicaj.

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Freitag, 20. Dezember 2019

Më Shumë

Gazetaria hulumtuese, pasion dhe mision publik që kërkon guxim, përkushtim dhe durim

Nga Musa Sabedini - Çdo hulumtim ka një mision, dhe çdo mision bart në vete një rrezik real. Ky përkufizim i thjeshtë mjafton për...

Çikat e Bashkimit kërkojnë sërish trofeun e Kupës

Peja 03 dhe Bashkimi do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës për femra. Peja 03 dominoi ndaj United Basketball, duke triumfuar bindshëm...

Lajmet e Fundit