5.7 C
Prizren
E enjte, 30 Tetor, 2025

Haskuka godet Isa Mustafën: Ishte kundër ndryshimit në Prizren dhe Kosovë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka akuzuar liderin e LDK-së, Isa Mustafën, se në vazhdimësi ka qenë kundër ndryshimit në Prizren dhe Kosovë.

Sipas tij, nuk është e vërtet që LDK-ja e ka mbështetur atë në zgjedhje.

“Isa Mustafa po shihet se është kundër ndryshimeve në Kosovë” tha Haskuka, në një konferencë për media.

Haskuka ka prishur koalicionin me LDK-në në Prizren.

Kundër këtij vendimi ka reaguar edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

“Prishja e njëanshme e koalicionit flet për paqëndrueshmërinë e VV-së. Ata kështu vepruan edhe në koalicionin në nivel qendror, duke ndërmarrë veprime të njëanshme dhe arbitrare”, ka thënë Isa Mustafa, shkruan “PrizrenPress”.

Kreu i LDK-së ka thënë se Haskuka është në krye të Komunës së Prizrenit falë mbështetjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, derisa e ka paralajmëruar atë se në zgjedhjet e ardhshme LDK do të rikthehet në pushtet në Prizren.

Ndërkaq, me këtë konstatim nuk pajtohet Haskuka.

Ai tha se LDK-ja nuk e ka mbështetur në balotazh.

“Mustafa në balotazh e ka bllokuar LDK-në që të më mbështesë. Ai po e keqinformon opinionin”, tha Haskuka.

Sipas tij, VV-ja në balotazh ka pasur koalicion vetëm me Nismën.

Haskuka nuk e mohon mbështetjen e anëtarëve të ndryshëm të LDK-së, në Balotazh.

Ai, ka përmendur kandidatin e LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhakun.

“Baxhaku ka shkruar në Facebook duke thënë se Prizrenit i duhet ndryshimi. Nuk e ka përmendur emrin tim, por unë e kam falënderuar”, tha ai.

Sipas tij, pas fitores LDK-në e ka marrë në qeveri për të krijuar shumicën në Kuvend.

“Kam dashur që bashkërisht ta bëjmë ndryshimin në Prizren”, tha Haskuka./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Si e kalon të dielën? Rama: Lindës dhe Zahos i bëj padrejtësi, arratisem në studion e skulpturës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të dielën e kalon duke punuar në studion e skulpturës. Gjatë fjalës së tij në episodin e katërt...

Totaj në bisedime me Zafir Berishën për koalicion në Prizren

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka konfirmuar se është në negociata me kryetarin e Bashkimit Demokratik...

Lajmet e Fundit