3.2 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Haskuka kërkon raportimin e ngacmimeve

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka komentuar raportimet se komuna që ai drejton prinë me numër të rasteve të ngacmimeve seksuale.

Haskuka ka thënë se ka ndodhur vetëm një rast i tentim përdhunimit në rrugën prej Marashit drejt nënklasë, ndërsa ka premtuar se do të bëhet ndriçimi i kësaj rruge.

“Jam i interesuar për këtë çështje dhe kur kemi shikuar statistikat sivjet kemi pasur një rast të tentim përdhunimit, por pastaj kemi kuptuar se ishte rast tentim vjedhje. Viktima ishte një tajlandeze, viteve të kaluara ka pasur më shumë ngacmime. Shqetësuese janë ngacmimet, por ky është problem kulturor në Kosovë”, ka thënë Haskuka.

“Në këtë aspekt do të takohem me shoqërinë civile dhe duhet të ngrisim vetëdijesimin e njerëzve për këtë problem. Ata që ngacmohen duhet të raportojnë në polici, nuk ka pasur asnjë rast të raportimit në polici. Duhet të vetëdijesohen edhe personat që përjetojnë këtë fenomen që ta raportojnë. Nuk dua ta neglizhoj çështjen por nuk ka pasur tentim dhunime, më shumë ka pasur ngacmime verbale”, ka thënë veç të tjerash ai./koha.net/

Më Shumë

Zënka përfundon në të shtëna me armë në Prizren

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar gjatë ditës së diel në Prizren.   Sipas policisë, dy persona janë përplasur verbalisht, e pastaj njëri prej tyre...

Zhduket një burrë në Prizren

Një burrë raportohet se është zhdukur në rrugën “Gjin Muzaka” në Prizren që nga 28 dhjetori i vitit të kaluar. Sipas informacioneve të Policisë në...

Lajmet e Fundit