Haskuka: Komandant “Drini”, figurë shumë e rëndësishme e UÇK-së

 

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka vlerësuar lartë figurën e ish-komandantit të UÇK-së, Ekrem Rexha-“Drini”, në 19 vjetorin e vrasjes së tij.

“19 vite nga vrasja e komandant Drinit, Ekrem Rexhës, vizituam familjen e tij, ku theksova rëndësinë e zbardhjes së rastit të tij”, shkruan Haskuka.

“Komandant Drini ka qenë një figurë shumë e rëndësishme e UÇK-së dhe një strateg i shquar në ditët vendimtare për regjionin e Prizreni”.

“ Ne jemi krenarë që kemi pasur një komandant të tillë, i cili duhet të na shërbejë si shembull se si duhet të punohet për atdheun”.

“Me shpresë që drejtësia për komandant Drinin nuk do te vonojë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Lajmet e Fundit