-0.4 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Haskuka: Kur të lavdëron Kadri Veseli, mendohu se çfarë ke bërë keq

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Hakuka, është përplasur me kryetarin e degës së PDK’së në Prizren, Shaqir Totajn, lidhur me problemet e mëdha që Totaj ia ka lënë klubit basketbollistik të qytetit.

E në këtë përplasje është përfshirë edhe kreu i PDK’së, Kadri Veseli. Haskuka thotë se ka marrë kritika për punën që po e bën në Prizren, megjithatë sipas kryetari të Prizrenit më mirë që nuk është lavdëruar, sepse në momentin që të lavdëron Veseli duhet ditur që ke bërë diçka keq, shkruan Gazeta Express.

“Kadri Veseli më paska kritiku, mirë që më paska kritiku, se me bo me më lavdëru kisha mendu çka paskam bo keq?”, ka shkruar Haskuka në profilin e tij, raporton Gazeta Express.

Kreu i Prizrenit thotë se është shumë e vështirë të punohet me institucione që mundohen të bllokojnë punën, megjithatë thotë se reagimet e qytetarëve janë ato që i ndihmojnë të vazhdojë përpara.

“Përndryshe përnjëmend është e lodhshme me u marr me institucione që të bllokojnë punën e mundohen me e ndal zhvillimin, por kur I sheh reagimet e qytetarëve kundër këtyre hajnave, të kalon lodhja e vazhdon përpjekjen.Faleminderit, bashkë do ta bëjmë, nuk bon ndryshe”, ka shtuar Haskuka./Gazeta Express/

Më Shumë

Kukësi, qyteti i parë në botë i nominuar për Nobel/ “Hapi dyert për 400 mijë njerëz”, shkruante BBC

Qyteti i Kukësit bëri bujë në mbarë botën kur në vitin 2000 u bë qyteti i parë që u nominua për Çmimin Nobel për...

Ylli fiton betejën e parë

Golden Eagle Ylli ka fituar në Mitrovicë ndaj Trepcës me shifrat 99:102 (26:24, 25:23, 26:32, 22:23) në çerekfinalen e parë të Kupës së Kosovës. Pas...

Lajmet e Fundit