Vdes plaku që u sulmua nga qentë ditë më parë në Suharekë

Pas sulmit nga qentë një person i moshuar nga fshati Peqan i Suharekës ka ndërruar jetë.

A.F ishte sulmuar në fillim të këtij muaji nga një grup i qenve.

Lëndimet prej të cilave edhe besohet se ka vdekur, i ndjeri i kishte në kokë dhe në gjithë trupin.

Ai ishte dërguar me urgjencë në QKUK ku edhe ishte trajtuar.

Indeksonline mëson se varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 17:00

Më Shumë

Shpërblehet Mamusha

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se komuna që ai udhëheq është shpërblyer nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe organizata Helvetas,...

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit