Lundro, lundro, çuni im i vogël

Hajdar Mallaku

(Bekim Fehmiut)

Në jetë u nise të lundrosh
Me një palë brekushe e një dërrasë nën shalë
Lumëbardhit tatëpjetë.
E të mori Milacka e të mori Buna,
E prapë Morava. Të bartën lumenj
Edhe dete andej e këndej.
I shpëtove rrezikut si Davidi strofkës së luanëve
Dhe u bëre I Madh,
I madh sa të lundrosh në qiellin e shtatë
Si yll mbi yje.
Ne nuk patëm lumë që e rrit peshkun e madh,
Ne nuk patëm det që e kthen Uliksin në Itakë,
Ne nuk i besuam besës që e ktheu Aganë në Ulqin,
Baladat na mbetën të ngrira në dridhjen e dy telave.
Po. Ne nuk patëm dhimbje për historinë
Që Skënderbeut t’ia japim fytyrën tënde.
Hall me ne ! Si shumë herë në histori
Ti vdiqe pa ta uruar shtatin Kosova.
E sot vjen të lundrosh fi e fingill i pafikur
Në lumin e fëmijërisë, në Lumbardh.
Lundro, lundro, gjeniu ynë I Madh,
Ti nuk do të humbesh i heshtur,
Kosova është nënë që s’ka fëmijë për të humbur.
24. VI. 2010

/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Me seancë solemne nis shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit

Me mbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal ka nisur sot shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, një nga datat më të rëndësishme...

Lajmet e Fundit