Haskuka: Nëse kompania i ka falsifikuar dokumentet, duhet të japë përgjegjësi ligjore

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar pas pohimeve nga rrjeti i OJQ-ve Avonet se komuna e Prizrenit i ka dhënë tender një kompanie me dokumente të falsifikuara.

Haskuka tha se çdo prokurim bëhet në bazë të Ligjit për Prokurim Publik ku formohet një komision që ka për detyrë t’i kontrollojë letrat porse edhe ajo thotë të mos jetë edhe aq detyrë e tyre.

“Intervenimi im gjatë procesit është ndërhyrje. Edhe me ligjin çdo komision që formohet për prokurim ka përgjegjës ligjore për atë proces”, tha Haskuka në Edicionin Special në Klan Kosova..

“Nëse del e vërtetë atëherë kompania që i ka falsifiku letrat duhet me dhanë përgjegjësi edhe me hi në listën e zezë edhe mos me mujtë me konkurru kërkah”.

Haskuka tha që ai si kryetar nuk mund t’i kontrollojë dokumentacionet e secilës kompani, dhe ritheksoi se çdo ndërhyrje e tij në proces do të ishte shkelje.

“Na i kemi 120 projekte sivjet. Nëse mendoni që duhna me i kontrollu letrat a i ka falsifiku ni kompani e keni gabim”, tha ai duke u thirrur sërish në ligjin për prokurimin publik.

“Nëse kryetari interferon kjo osht ndërhyrje edhe duhna me mbajtë përgjegjësi por edhe anëtarët e komisionit mbajnë përgjegjëi ligjore për punën që e bëjnë”.

Haskuka supozoi që kompania i ka falsifikuar letrat dhe jo komisioni, dhe tha se nëse pas hetimit rezulton që kompania i ka falsifikuar dokumentet atëherë ajo duhet të mbajë përgjegjësi ligjore ndërkaq procedura e prokurimit do të anulohet.

Më Shumë

Rahoveci nderon në 27-vjetor dëshmorët e rënë në betejën e Hamocit

Në 27-vjetorin e rënies heroike, në Rahovec janë zhvilluar sot homazhe dhe përkujtime për dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, të cilët...

Aksident mes dy veturave në Rugovë të Hasit, dy të lënduar

Rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, në fshatin Rugovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku si pasojë e aksidentit janë...

Lajmet e Fundit