11.7 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Haskuka ngushëllon familjen Batusha dhe Shehu për humbjen e dy djemve të tyre

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka ngushëlluar familjen Batusha dhe Shehu nga Krusha e Vogël për humbjen tragjike të djemve të tyre.

“Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Batusha dhe Shehu nga fshati Krushë e Vogël, të cilët humbën më të dashurit e tyre në aksidentin tragjik që ka ndodhur mbrëmë në afërsi të fshatit Piranë”.

“Zoti iu dhashtë forcën që ta përballojnë dhimbjen!”

“Me këtë rast, apeloj tek qytetarët për kujdes të shtuar në komunikacion. Mos të harrojmë që në fund të çdo rruge, na presin familjarët dhe më të dashurit tanë!”.

Shpend Batusha dhe Agon Shehu kanë humbur jetën aksidentalisht, në orët e vona të natës në fshatin Piranë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përkujtohet Komandant Guri

Në Carralevë është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e përvjetorit të vdekjes së Komandantit Jetullah Qarri – Komandant Guri, ku u nderua jeta...

“Me armë në studio pas mosmarrëveshje rreth një borxhi”- Ja si ndodhi rasti ku Gjesti mbeti i arrestuar

Prokuroria Themelore në Prishtinë të enjten ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e paraburgimit për këngëtarin Besart Kelmendi i njohur...

Lajmet e Fundit