9.6 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Haskuka paralajmëron padi ndaj ish-drejtorit të Administratës, Ilir Baldedaj

Ish-drejtori i Administratës të Komunës së Prizrenit, Ilir Baldedaj, mund të përballet edhe me një padi.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe drejtori i ri i Administratës, Osman Hajdari, kanë paralajmëruar padi për shkeljet që kanë gjetuar në kohën e  Baldedajt.

Haskuka e Hajdari, në një konferencë për shtyp, kanë numruar parregullësit që kanë gjetur në këtë drejtori.

“Në Administratë janë gjetur shumë parregullsi në realizimin e projekteve të E-kiosqeve, arkivës elektronike, telefonave etj”, tha Haskuka, transmeton TV Prizreni.

“Me këto raste duhet të merret Prokuroria”, tha ai.

Drejtori i Administratës Osman Hajdari, tha ndërkaq se të gjeturat tregojnë se qeveria e kaluar ka abuzuar me detyrën zyrtare.

Ish-drejtori i Administratës, Ilir Baldedaj, i kontaktuar nga TV Prizreni, ndërkaq nuk ka pranuar të komentojë akuzat e Haskukës e Hajdarit.

Më Shumë

Ndryshon moti, shi dhe borë në pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme priten ndryshime të motit. Në njoftim thuhet se nga dita e martë...

Prizreni pa zonë ekonomike

Me vite vazhdon të kërkohet me këmbëngulje funksionalizimi i zonës ekonomike në komunën e Prizrenit. Komiteti i biznesit në Prizren thotë se ka kërkesa...

Lajmet e Fundit