8.4 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Haskuka përgënjeshtron Qunin: Kam investuar në Planejë dhe Gorozhup

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka përgënjeshtruar kandidatin e LDK-së, Anton Quni, rreth akuzave për mosinvestim në fshatin Planejë dhe Gorozhup të Hasit.

Sipas tij, në këto dy fshatra, Komuna e Prizrenit ka investuar në infrastrukturë rrugor, kanalizime dhe shkollë.

“Njëri prej kandidatëve për kryetar të Prizrenit, qenka shprehur: “Në fshatrat Planejë dhe Gorozhup të Hasit nuk është bërë asnjë investim”.

Nuk e di se a e ka pasur për Planejën dhe Gorozhupin në të cilat kemi bërë hapjen e rrugëve të reja, rregullimin e kanalizimit, shtrimin e rrugëve me kubëza, asfaltimin e rrugës Gorozhup – Planejë, apo për ndonjë vend tjetër, sepse në këto fshatra i kemi bërë të gjitha këto, e edhe instalimin e sistemit të nxemjes qendrore në shkollën fillore të fshatit Planejë”, shkruan Haskuka.

“Për njërën nga këto punë OVL-UÇK në Has qeverisjes sonë i pati ndarë mirënjohje”.

Haskuka reagimin e ka ilustruar edhe me fotografi, ku shihen investimet që Komuna e Prizrenit i ka bërë në këto dy fshatra të Hasit.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë, rrugë dhe pemë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit,Anton Quni, ka vizituar dje fshatin Planejë dhe Gorozhup të Hasit.

“Asnjë investim nuk është bërë, ndërkohë që infrastruktura rrugore që është shkatërruar në masë të madhe, paraqet rrezik për jetën e qytetarëve”, ka thënë Quni. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vjedhje e rëndë në një banesë në Prizren, grabiten stoli ari, para e orë

Në një banesë në rrugën “William Woker” në Prizren ka ndodhur një vjedhje e rëndë. Ngjarja ka ndodhur më 31 tetor, ndërsa është raportuar në...

Prizreni sot zbret në fushën e Feronikelit

Sot, Prizreni do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Raiffeisen Ligës së Parë, duke u përballur në transfertë me Feronikelin. Takimi do të...

Lajmet e Fundit