Totaj takon mësimdhënësit: Do ta depolitizoj arsimin në Prizren

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka takuar mësimdhënësit e këtij qyteti.

Ai ka shpalosur programin e tij për arsimin.

“Mësimdhënësit janë shtylla mbi të cilën ndërtohet mirëqenia e një vendi. Gjatë takimit të përzemërt, me arsimtarët e Prizrenit fola për planin tim e të PDK-së për arsimin”, shkruan Totaj në Facebook.

“Depolitizim e punësime mbi baza meritokratike në arsim është vizioni im si kryetar i ardhshëm i Prizrenit”.

“Të gjitha pozitat vakante në këtë sektor, do të plotësohen brenda 100 ditëve të para të qeverisjes sime. Transparenca në emërime dhe koordinim me prindërit, do të jetë kryefjala e mandatit tim”.

“Do të punojmë shumë e pandalur që fëmijve tanë t’u ofrojmë cilësi në arsim e siguri në shkolla duke u përkujdesur gjithnjë për mirëqenien fizike të nxënësve brenda e jashtë objekteve shkollore”.

“Të arriturat në arsim në Prizren mbajnë vulën e PDK-së. Arsimi ka pësuar shumë për shkak të keq qeverisjes katër vjeçare të Haskukës”.

“Prandaj, pas 17 tetorit, me ndihmën e ekspertëve më të mirë, do të punojmë vrullshëm që të rikuperojmë kohën e humbur e për të korrur suksese të reja”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Lajmet e Fundit