19.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Haskuka premton komunikim me qytetarë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka paralajmëruar se do të marrë hapa konkretë për përmisimin e komunikimit me qytetarët.
Ai ka thënë se do të punojë në drejtim të digjitalizimit të sistemeve të monitorimit.

“Si pikë emergjente do të kemi krijimin e një qendre për thirrjet, e cila do të monitorojë gjendjen në komunë dhe do t’i marrë thirrjet nga qytetarët”, ka thënë Haskuka.

Komunat e rajonit të Prizrenit gjatë vitit të kaluar nuk kanë ofruar mundësinë që qytetarët të komunikonin me organet e pushtetit lokal përmes një linje telefoni për thirrje pa pagesë.

Monitorimi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) ka konstatuar se komunat të Prizrenit, Suharekës, Rahovecit, Malishevës, Dragashit dhe Mamushës nuk e kanë aplikuar këtë praktikë, shkruan sot “Koha Ditore”. Prandaj dhe monitoruesit e KDI-së këtë tregues të transparencës në kapitullin e konsultimeve me publikun e kanë vlerësuar me notën zero për 6 komunat e sipërpërmendura.

“Monitorimi i transparencës së komunave të rajonit të Prizrenit për periudhën janar-dhjetor 2017 ka treguar se asnjëra nga 6 komunat e këtij rajoni nuk ofrojnë linjë telefoni për thirrje pa pagesë. Si rrjedhojë edhe kanë marrë notën zero për këtë indikator”, ka thënë Naim Cahani nga KDI-ja.

Ai ka pohuar se transparenca përkatësisht hapja e komunave në raport me publikun është mjaft e rëndësishme për faktin se ato janë mekanizmi i parë ku qytetari i adreson problemet dhe shqetësimet e tij dhe të komunitetit, prandaj dhe kjo mundësi duhet t’i ofrohet edhe përmes komunikimit falas me telefon. Pos kësaj, ka shtuar se përmes kësaj linje mund to raportohen edhe dukuritë negative brenda administratës komunale.

Më Shumë

Vlera e kredive të reja për muajin mars 2024 arriti në 241.20 milionë euro, edepozitave 69.70 milionë euro

Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë...

Nektari i luginës së harruar

Enver Sulaj Unë nuk mund të hyj në vetminë tënde As në trishtimin tim në ditën e kryqëzimit Kur turma ulërinte drejt qiellit skëterrë. Unë nuk mund ta...

Lajmet e Fundit