19.3 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

“Le Monde Diplomatique” më 1989: Reagimi i Kadaresë ndaj Drashkoviqit, për origjinën e shqiptarëve

“Le Monde Diplomatique” në tetor të vitit 1989 ka botuar reagimin e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, ndaj shkrimtarit dhe politikanit serb Vuk Drashkoviq. Debati ndërlidhej me origjinën e shqiptarëve. Reagimi i Kadaresë është si më poshtë:

“Origjina e shqiptarëve
Unë thjesht dua të ndalem në këtë fragment të z. Vuk Drashkoviq se ‘asnjë shkencëtar serioz në botë nuk e mbështet pohimin e nxjerrë nga Tirana dhe Prishtina (kryeqyteti i Kosovës) pa asnjë provë mbështetëse, sipas së cilës ilirët janë paraardhësit e shqiptarëve’.

Me sa duket se z. Vuk Drashkoviq duke besuar se njohja e botës fillon dhe mbaron në këtë vepër, injoron ose mbyll sytë për të mos parë, se shqiptarët, nën emrin e shqiptarëve, dhe një nga qytetet e tyre, Albanopolis, përmenden që në shekullin e dytë në shkrimet e Ptolemeut.

Aq më pak është i vetëdijshëm se autoritetet më të mëdha shkencore të botës kanë folur për autoktoninë dhe origjinën ilire të shqiptarëve. Unë do të citoja ndër të tjerët gjermanët Gottfried Leibniz (1705), Johann Thunmann (1774), Ritter von Xilander (1835), Franz Bopp (1850), Jakob Fallmerayer (1857), J. von Hahn (1870), Paul Kretschner (1896), Norbert Jokl (shek. XX), Maximilian Lambertz (shek. XX) etj., për të vazhduar me anglezët William Leak dhe Stewart Mann, danezin Holger Pedersen, italianin Angelo Masci, austriakët G. Mayer, H. Olberg dhe R. Solta, francezin A. Ducellier dhe shumë të tjerë, për të arritur te kroatët Milan Sufflay (Shuflaj) dhe Radoslav Katiçiq dhe Aleksandër Stipçeviq.

Por, z. Drashkoviq pretendon (mendon) se ka zbuluar në Enciklopedinë Sovjetike një studiues azerbajxhanas, R. B. Gueiouchev, i cili mbështetet në një tezë të vjetër, në asnjë mënyrë shkencore, por letrare dhe fantazuese, e hedhur poshtë prej kohësh, sipas së cilës, meqenëse ekziston në Kaukaz një vend i quajtur AIbania, thuhet se shqiptarët janë prej andej”. /Darsiani/

Më Shumë

Punimet rrugore në Rahovec zhvendosen gjatë natës për shkak të temperaturave të larta

Për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë gjatë ditës, Komuna e Rahovecit ka marrë vendim që punimet infrastrukturore në rrugë të zhvillohen...

Latifi: Politika e Vetëvendosjes bazohet në inate, me çdo kusht po do ta mbajë pushtetin

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka adresuar një varg kritikash në drejtim të Qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti.   Konkretisht, ai...

Lajmet e Fundit