13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Haskuka: Prizreni nuk do të ketë balotazh

Kryeministri i Kosovës, njëherit edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti mori pjesë mbrëmë në tubimin e kandidatit për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka. Ky i fundit thotë të ketë marrë garancë nga Kurti që Prizrenit nuk do t’i bëhet asnjë e padrejtë.

Haskuka shprehet i bindur se në zgjedhjet e 17 tetorit do të jenë fitues pa shkuar në balotazh, madje shton se do të thyejnë rekord me kandidatët e Kuvendit Komunal.

Garancia për fitore thotë të jetë nga arritjet e qeverisjes së tij në mandatin e parë.

Shkrimi i plotë i Haskukës:

Të dashur qytetarë të Komunës së Prizrenit,

Gjatë këtyre 30 ditëve bëmë një fushatë korrekte, ashtu siç është edhe vetë Lëvizja Vetëvendosje! Në takimin tonë përmbyllës i pranishëm ishte edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, u.d.ministrja Dafina Bunjaku, zëvendësministrat Almir Veliji dhe Sejnur Veshall, deputetët Artan Abrashi, Jetmire Vrenezi, Arbër Rexhaj, Haxhi Avdyli, Duda Balje, Erxhan Galushi, Rasim Demiri, Albert Kinolli, Bahrim Shabani dhe të tjerë, udhëheqësi politik Ertan Simitçi.

Kryeministri ishte këtu për të garantuar se Prizrenit, në mandatin e dytë, nuk do t’i bëhet asnjë e padrejtë. Prizreni nuk ka nevojë për favore, por trajtim të barabartë me komunat tjera. Në këto zgjedhje do të thyejmë rekord me kandidatët në Kuvendin Komunal. Ata do të jenë një mbështetje e fortë e qeverisë komunale. Jemi ndër komunat më të suksesshme në realizimin e projekteve tona, përkundër diskriminimit që na është bërë në buxhet.
Teksti vazhdon pas reklamës

Qytetarët e Komunës së Prizrenit janë punëtorë dhe kur bashkohet me një qeveri punëtore mund të arrijë shumë për ta rritur ekonominë dhe punësimin. Me qeverisjen e Vetëvendosjes Prizreni, edhe në qendër, do të jetë një ndër qytetet më të rëndësishme sa i përket infrastrukturës, i pajisur me stacion modern për trenat, autobusët dhe automjetet.

Arritjet tona në mandatin e parë janë garanci për punët tona të mëtejme. Prizreni do të ketë shëndetësi të fortë e të sigurt, arsim cilësor, zonën më të madhe për këmbësorë në rajon, zhvillim ekonomik e vende pune, ndërsa në fshatrat e komunës sonë do të vijojmë me infrastrukturën e rrugëve e subvencione për fermerët, tani me modernizimin e fermave.

Prizreni do ta ketë prioritet edhe trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e turizmit, ndërsa me mekanizmat për identifikimin e talenteve nga Komuna e Prizrenit, edhe qytet të sportit.
Pra është koha, siç e tha edhe Kryeministri, ta rrisim numrin e punës dhe t’i shtojmë projektet. As nuk guxojmë të kthehemi e të mendojmë që mund të kthehen keqpërdoruesit. Le ta bëjmë Prizrenin komunë model dhe motor të zhvillimit për krejt Kosovën.

Dua t’ju falënderoj nga zemra të gjithë juve që u angazhuat në këtë fushatë. E di që puna jonë nuk mbaron këtu. Ne do të vazhdojmë të punojmë deri më 17 tetor, që në fund të ditës të fitojmë bindshëm, ngase gjithmonë kemi punuar me dy parime, me ligj dhe me program.

Të dashur qytetarë të Komunës së Prizrenit, më 17 tetor, votojeni Lëvizjen Vetëvendosje! Votojeni numrin 144 dhe votojeni kandidatin tuaj të preferuar për Kuvendin Komunal. Votoni pa frikë, sepse ne do të fitojmë bindshëm dhe Prizreni nuk do të ketë balotazh.

Mirupafshim në fitoren tonë!
Mytaher Haskuka

Më Shumë

Me 31 vota për e 4 kundër, kalon raporti për Kosovën në Komisionin e KiE-së

Kosova ka marrë dritën jeshile në kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.   Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e Komisionit për Çështje Politike...

Rexhaj: Jam i sigurt që opozita nuk i jep nënshkrimet për të shkuar në zgjedhje

Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se kjo opozitë nuk i jep nënshkrimet për të shkuar në zgjedhje. “Jam shumë i sigurt që kjo...

Lajmet e Fundit