14.8 C
Prizren
E diel, 27 Tetor, 2024

Haskuka projektbuxhetin e vitit 2021 e quan diskriminues për Prizrenin

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, e ka parë të padrejtë projektbuxhetin e vitit 2021 për këtë komunë.

Ai thotë se me këtë buxhet diskriminohet Prizreni.

Postimi i plotë

Siç shihet edhe nga analiza e Institutit GAP, Prizreni në keto tre vite ka qenë i diskriminuar në aspektin e investimeve nga ana e qeverisë.

Investimet e qeverisë në Prizren, në vitin 2020 kanë qenë 20 fish më pak se në disa komuna. Nëse shikohen edhe komunat e mëdha, Prizreni është në fund të listës për investimet qeveritare, me vetëm 23 euro për kokë banori. Në anën tjetër në të gjitha komunat rajonale është investuar së paku dyfish më shumë, e në disa raste rreth 6 fish më shumë se në Prizren, si në rastin e Gjakovës me 123 euro për kokë banori.
Buxheti i PAN-it kishte diskriminuar, por tani buxheti i ri po diskriminon edhe më shumë Komunën e Prizrenit.

Së pari, nuk ka asnjë projekt të ri që kemi kërkuar nga ministritë, si për shembull projekti për renovimin e tërësishëm të shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha” për Sheshin e Bazhdarhanes, pastaj projekti i tunelit apo urës nga qyteti për në luginën e Lumbardhit dhe në Prevallë, apo ura Krajk – Bregdri, apo kanalizimet në Tupec…

Për më keq, buxheti për disa projekte, që do të duhej të finalizoheshin në vitin 2021, është shtyrë për vitet 2022 apo 2023.

Për shembull, rruga që lidh transitin me Autostradën, është dashur të fillohet vitin e kaluar nga Ministria e Infrastrukturës, por nuk u fillua as vitin e kaluar e as sivjet, gjersa tani fondet për vitin 2021 janë vetëm 100,000 euro dhe fondet kryesore janë shtyrë për vitin 2022.

Ashtu u bë edhe me investimet në rrugën “Marin Barleti”, ku 3 vite pas marrëveshjes punimet ende nuk kanë filluar.

Pishina Olimpike në Prizren është në vlerë prej më shumë se 2 milionë euro, ndërkaq për vitin 2021 janë planifikuar vetëm 100,000 euro.

Pra, fondet për çdo projekt në Prizren ose janë zvogëluar ose janë shtyrë për vitet 2022 dhe 2023, ashtu që të mos të përfundojnë në vitin 2021.

Në emër të qytetarëve të komunës së Prizrenit kërkojmë që kjo padrejtësi të rregullohet dhe që të kemi më shumë projekte në Prizren.

Gjithë ata deputetë që kanë fituar votën në Prizren, ia kanë këtë borxh Prizrenit! Këtë ia kanë borxh Prizrenit, jo mua si kryetar!

Më Shumë

Totaj viziton kompaninë “Inter Change” në SHBA, planifikohen bashkëpunime të reja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë një vizite në qytetin binjak Harrisonburg në SHBA, vizitoi kompaninë “Inter Change”, e specializuar në depozitimin...

E hëne me diell, temperaturat shkojnë në 18 gradë

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbizotërojë mot me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat priten të arrijnë deri ne 18 gradë Celsius, ndërsa...

Lajmet e Fundit