Haskuka propozon që çarshia e “Bazhdarhanes” të menaxhohet me modelin e qendrave tregtare

Qeveria komunale e Prizrenit ka shprehur bindjen se organizimi i çarshisë së “Bazhdarhanes” me konceptin e menaxhimit të qendrave tregtare mund të ndikojë në kapërcimin e problemeve ekzistuese të bizneseve që veprojnë në këtë pjesë të qytetit. Sipas ekzekutivit lokal, me këtë lloj organizimi do të mundësohej menaxhimi i përbashkët i problemeve, por edhe aplikimi i marketingut, si dhe krijimi i kalendarit të aktiviteteve për çarshinë e “Bazhdarhanes”.

Ky propozim është paraqitur javën e shkuar nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, gjatë takimit të zhvilluar me afaristët e kësaj çarshie, me ç’rast ka theksuar se gjendja ekonomike pritet të përkeqësohet si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe se duhet menduar se si të kalojë kjo me sa më pak pasoja.

Haskuka fillimisht ka pranuar se edhe para pandemisë, shumë biznese të “Bazhdarhanes” janë ankuar për afarizëm të dobët. Sipas tij, që prej fillimit të qeverisjes, në vitin 2018, është analizuar gjendja në këtë pjesë të qytetit dhe janë identifikuar disa çështje ku mund të ketë intervenime.

Ai ka pohuar se njëra prej çështjeve kryesore e mosfunksionimit të kësaj pjese ka qenë mungesa e parkingjeve, që ka shtyrë Komunën të krijojë një hapësirë parkingu për 120 vetura, ndërkohë që në planifikim ka edhe parkingun nëntokësor për 370 vetura.

Kreu i Komunës ka pohuar se një ide tjetër që është shqyrtuar ka qenë ajo që gjatë fundjavave në disa pjesë, një korsi e rrugës të dedikohet për parking, por se duhet shikuar se cilat biznese mund të punojnë, përkatësisht të bëhet rregullimi i orareve. Sipas tij, për jetësimin e organizimit të këtyre çështjeve duhet krijuar një këshill ngjashëm sikurse ato të qendrave tregtare që kanë këshillin menaxhues të tyre, raporton KOHA.

“Mendoj që ‘Bazhdarhanen’ duhet ta shikojmë si një qendër tregtare dhe me menaxhu bashkërisht si qendër tregtare. Besoj që vetëm ashtu mundemi me ia kthye perspektivën ‘Bazhdarhanes’ dhe rrugës ‘Adem Jashari’”, ka thënë Haskuka.

Më Shumë

Haradinaj qëndron në Lugishtë të Hasit, viziton teqen e Shejh Xhemajliut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Lugishtë të Hasit, ku ka vizituar teqen e Shejh Xhemajliut dhe është takuar me qytetarë e...

Bashkimi dhe Trepça sonte në Prizren, vazhdon beteja për titullin kampion

Seria finale e “Play-off”-it në ProCredit Superligë vazhdon sonte në Prizren, ku Bashkimi pret Trepçën në ndeshjen e tretë të finales. Takimi zhvillohet në palestrën...

Lajmet e Fundit