Haskuka qetëson Vetëvendosjen: Nuk ka gjasa të përmbyset rezultati

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Prizrenit Mytaher Haskuka, i cili në bazë të rezultateve preliminare doli fitues në Prizren, është i bindur se edhe pas numërimit të votave me kusht, fitorja do të jetë e tij.

Haskuka madje thotë se pas rinumërimit të një vendvotimi një ditë më parë në Prizren, atij iu shtuan dhe 55 vota, gjë që e bën të pamundur, që rezultati të ndryshojë.

“Pas rinumërimit të djeshëm të një kutie, janë plus 55 vota për mua. Faktikisht ato vota i kishin shkuar gabimisht z. Totaj. Kështu që dallimi mes neve u ngrit në 449 vota. Dhe nëse e marrim numrin e votave me kusht, që janë 940 nuk ka gjasa për ndryshim të rezultatit zgjedhor. Ata ashtu qysh kanë besuar dhe në ditën kur kanë humb, po duan me mbajt elektoratin e vet ose njerëzit e partisë të rehatuar. Por PDK i ka humb zgjedhjet në Prizren. Për me ndryshu rezultatin zgjedhor, ku unë jam përpara me 440 vota, duhet që ata me i fitu 100 përqind të votave, gjë që është e pamundur. Fitorja është e jona”, tha Haskuka.

Ndryshe sipas rezultateve preliminare të KQZ, Mytaher Haskuka ka marrë 25 mijë e 509 vota apo 50.32 përqind, pasuar nga Shaqir Totaj i PDK-së me 25 mijë e 180 vota apo 49.68 përqind.

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Lajmet e Fundit