17.1 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Haskuka: Rezultati në Prizren nuk do të përmbyset

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, është shprehur se nuk pret befasi në raundin e balotazhit më 14 nëntor.

Ai ka thënë se nuk pret që Shaqir Totaj i PDK-së, që në raundin e parë ka marrë 31.36 përqind të votave, ta kalojë atë me vota.

“Nuk mendoj se do të përmbyset rezultati. Në raundin e parë kemi prit rezultate edhe më të mira por kemi qenë rehatshëm dhe nuk kemi punuar në mobilizim”, është shprehur Haskuka, njofton Klan Kosova.

Haskuka i cili më 17 tetor ka marr 40.41 përqind të votave, ka përmendur në Rubikon disa prej sukseseve nga mandati i parë.

“Kemi marr komunën me shumë problemi kemi zgjidh shumë prej tyre. Drejtoritë performojnë më mirë se që kanë qenë, kemi tejkaluar problemin me borxhin. I kemi ndal punën e 13 hidrocentraleve në Lumbardh dhe betonizimin e lumit po ashtu. Nuk kemi lejuar ndërtime pa leje në qendrën historike”, ka thënë Haskuka.

“Nuk ka më ndërtime pa leje. Një nga gjërat kyçe është se komuna nuk ka pasë asnjë vend për orientim të investitorëve dhe tani ka tre zona të industrisë”.

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60 në Greiçec të Suharekës

Në fshatin Suharekë është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të Brigadës 60, ku janë kujtuar luftëtarët që ranë gjatë luftës çlirimtare. Në...

Amaneti i Qosjes dhe Dervishit: Mesazh për një shoqëri në krizë

Nga Qazim Thaçi Shkrimtari Teki Dervishi u nda nga jeta më 29 qershor 2011 në Prishtina. Ndërsa akademiku Rexhep Qosja u nda nga kjo botë...

Lajmet e Fundit