Haskuka tregon se pse do t’i largojë nga zyrat partitë politike në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thirrur dje konferencë për media për të sqaruar akuzat e degës së LDK’së në Prizren, ku në këto akuza thuhej se kryetari me arrogancë dhe shantazh i ka dëbuar nga zyrat ku veprojnë që pothuajse 20 vjet.

Haskuka në konferencë për media ka thënëë se partitë politike në Prizren kanë qëndruar në ato objekte për më shumë se 10 vjet dhe kanë paguar çmime jo të arsyeshme në vlerë prej 1 euro në muaj. E në disa raste, sipas tij, edhe këtë shumë nuk e kanë paguar fare.

E sipas Haskukës, Komuna e Prizrenit ka humbje ekonomike dhe nuk mund të lejojë që të ndodhin gjëra të tilla. Me një kalkulim hipotetik, Haskuka ka thënë se nga ato objekte Komuna e Prizrenit humb rreth 2 milionë euro në vit.

“Shumica e objekteve që janë në shfrytëzim të partive politike, janë në qendrën historike dhe janë me kontrata të drejtpërdrejta me vlerë prej 1 euro në muaj. Nëse marrim parasysh që lokalet e shfrytëzuara janë rreth 1300 metra katror dhe çmimi optimal në qendrën e qytetit është rreth 1-2 euro për metër katror, atëherë Komuna për çdo muaj ka humbje prej rreth 15,600 euro apo në vlerë prej rreth 187 mijë euro në vit. Nëse marrim parasysh që këto hapësira po shfrytëzohen për më shumë se 10 vjet nga partitë politike, atëherë dëmi ekonomik i shkaktuar ndaj qytetarëve të Komunës së Prizrenit është rreth 2 milionë euro”, ka thënë Haskuka.

Më poshtë gjeni fjalimin e plotë të kryetarit Haskuka në konferencë për media:

 

Më Shumë

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Lajmet e Fundit