1.1 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Haskuka uron 10-vjetorin e Pavarësisë, kujton luftën e UÇK-së dhe Adem Jasharin

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës.

Postimi i plotë në Facebook

Urime Pavarësia e Kosovës

Të nderuar qytetarë të komunës së Prizrenit, ju uroj nga zemra dekadën e parë të pavarësisë së Kosovës.

Republika, pavarësinë e së cilës po e kremtojmë, ka bazament sakrificën e shumë brezave, të cilët së fundmi u kristalizuan me luftën e UÇK-së dhe në sakrificën sublime të komandantit Adem Jashari. Kjo histori e rezistencës duhet të na shërbejë gjithmonë si udhërrëfyes për forcimin e vendit tonë si qytetarë të barabartë të Evropës.

Fatkeqësisht, tash, 10 vite pas shpalljes së pavarësisë, e gjejmë Kosovën si vendin më të varfër të saj, me papunësi më të lartë, me shëndetësi të përkeqësuar dhe arsim pa nxënie të dijes në shkolla.

Këto probleme na vërtetojnë se pa demokraci të mirëfilltë nuk mund të ketë zhvillim dhe punësim. Prandaj, në jubileun e shpalljes së Republikës detyrë e jona është kthimi qytetarit në qendër të vendimmarrjes. Vetëm qytetari i fuqizuar mund të mobilizohet për punë dhe veprim, për ndryshim. Qytetari i mobilizuar mund të krijojë institucione funksionale dhe llogaridhënëse që ofrojnë shërbime.

Kosova dhe Prizreni kanë potencial dhe energji për ndryshime pozitive. Tani është koha që rinisë t’ia kthejmë shpresën dhe optimizmin për mësim, që të veprojnë dhe të punojnë për qytetin e vendin. E ardhmja është e sigurt vetëm nëse punojmë bashkë, të gjithë, këtu dhe tani.

Urime, shëndet e mbarësi për të gjithë – Gëzuar! #Kosova10

Më Shumë

“Ciceronët e Rinj” shënojnë 17 Shkurtin në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka organizuar aktivitetin edukativ...

Borea kompleton katërshen gjysmëfinaliste në Final 8

Borea është skuadra e fundit që ka siguruar biletën për në gjysmëfinale të Final 8 të Kupës së Kosovës në Ligën e Parë te...

Lajmet e Fundit