Haskuka vizitoi disa shkolla në Has

Kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, i shoqëruar nga drejtori i Arsimit, Skender Susuri, ai i Administratës, Osman Hajdari, dhe i Emergjencave, Faruk Dakaj, gjatë ditës ka vizituar disa shkolla në zonën e Hasit.

Ai së pari ka qëndruar në shkollën “ Pjetër Budi” në Lubizhdë, për të parë nga afër deri ku kanë arritur punimet në rregullimin e kulmit të këtij objekti, që ka qenë edhe vendimi i tij i parë i marrë si kryetar i komunës.

Drejtori i Arsimit, Skender Susuri, tha se këto vizita po realizohen për të parë nga afër gjendjen e infrastrukturës nëpër shkolla, punën që bëhet dhe përkushtimi ynë për ngritjen e cilësisë në këtë sektor, u shpreh ai.

Ndërkaq, drejtori i shkollës së Lubizhdës, Bekim Nerjovaj, e vlerësoi të rëndësishme këtë vizitë të drejtuesve të lartë komunal, duke shprehur konsideratë për vendimin e kryetarit Haskuka, që të intervenohet në afatin sa më të shpejtë të mundshëm , sanimi i gjendjes së kulmit të objektit, i cili ka shkaktuar telashe të mëdha, pasi që te reshurat janë futur në brendi të shkollës, dhe se kundërmimi nga lagështia e krijuar, ende mund të vërehet.

Më pas, kryetari Haskuka me bashkëpunëtorët e tij, ka realizuar vizita edhe në shkollën e fshatit Dedaj ku janë duke u zhvilluar punime në ndërtimin e objektit të ri, dhe atë të fshatit Gjonaj të zonës së Hasit…/tvprizreni.com/

Më Shumë

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit