19.7 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

Haskuka:Personalisht do të rishikoj procesin e zgjedhjes së drejtorëve të shkollave

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka paralajmëruar se do të rishikojë personalisht procesin e zgjedhjes së drejtorëve të shkollave.

“Për shkak të ndjeshmërisë së procesit, personalisht do ta rishikoj të gjithë procesin – pikësimin dhe rregullsinë e procesit. Para se të jap vendimin, po ashtu do t’i shqyrtoj edhe raportet monitoruese të organizatave tjera që e kanë monitoruar procesin, të kyçur për herë të parë: si Këshillat e Prindërve, Organizatat Joqeveritare si dhe në raste edhe përfaqësues të medieve”, shkruan Haskuka në “Facebook” .

Drejtoria e Arsimit në Prizren, e cila udhëhiqet nga Nisma, ka publikuar sot emrat e drejtorëve të rinj të shkollave.
Ata nuk janë mirëpritur, as nga vetë përfaqësuesit e Vetëvendosjes dhe të LDK-së të cilët bashkëqeverisin më Nismën.

Haskuka thotë se ky proces është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ngritjen e cilësisë së shkollave.

“Prandaj edhe e kemi publikuar paraprakisht rregulloren për pikësim të kandidatëve, për herë të parë në Komunën tonë”.

“Me siguri se do të ketë pakënaqësi dhe ankesa ndaj procesit të përzgjedhjes së drejtorëve, por si kryetar, ju siguroj se nuk do t’i aprovojë rastet ku shfaqet dyshimi për parregullsi në proces”.

“Tani procesin e vlerësimit do ta shqyrtojë Komisioni për Ankesa dhe Parashtresa dhe pastaj lista e të përzgjedhurve do të vjen për aprovim në zyrën time”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kampionët fitojnë në Prizren

Trepça ka triumfuar në Prizren ndaj Bashkimit me rezultat 71:88 (15:17, 17:20, 13:24, 26:27). Tashmë mitrovicasit udhëheqin me seri 2:1, raporton PrizrenPress. Te vendasit pesë basketbollistë...

67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara janë shënuar 67 aksidente dhe janë shqiptuar 2133 gjoba në trafik. Sipas...

Lajmet e Fundit