-3.2 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Hatim Baxhaku tregon se a ka mospajtime LDK rreth kandidatit për kryetar të Prizrenit ?

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Hatim Baxhaku mohon se ka mospajtime në partinë e tij rreth garës për ta marrë qytetin e Prizrenit. Thotë se ka besimin e shumicës që ai të jetë kandidat për kryetar komune atje.

Raportimet se i njëjti ka marrë bekimin vetëm të degës së LDK-së në Prizren por jo edhe të kryesisë qendrore dhe se kjo e fundit po e përkrah Driton Selmanajn që të jetë pjesë e garës, ai i hedh poshtë.

Baxhaku ka sqaruar të shtunën për Gazetën Express se nuk ka të tilla mospajtime dhe se në mënyrë unanime ka marrë përkrahjen për të qenë në garën për Prizrenin.

“Jo. Nuk ka këso mospajtime. Unë nga kryesia e degës në Prizren në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët prezent ( mungonin 3-4 anëtarë) kam marr përkrahjen. Po ashtu edhe nga 90 pe rqind e nëndegëve. Normalisht kandidatura shkon në Kryesi dhe Këshillin e përgjithshëm nga ku pres përgjigje pozitive”, u shpreh Baxhaku, derisa shprehet i sigurt se PDK’së do ia marrë udhëheqjen e qytetit të Prizrenit.

Është i bindur në programin serioz të LDK’së. Madje thotë se PDK nuk ka të drejtë morale që ta kërkojë edhe një mandate në komunën e Prizrenit.

“Jam i bindur se me programin serioz që do tu ofrojmë qytetarëve të Prizrenit do ta marrim përkrahjen e tyre. PDK bile nuk ka as të drejtë morale të kërkoj edhe një mandat. Prizrenasit janë tmerrësisht të zemëruar nga keqqeverisja e PDK-së, për tri mandate dhe degradimit që i kanë bërë Prizrenit në të gjitha sferat”, ka shtuar ai.

Aktualisht kryetar i komunës së Prizrenit është Ramadan Muja i PDK’së i cili ka qenë në krye të Prizrenit për tre mandate radhazi.

Për këtë, Baxhaku thotë se përfaqësuesi i PDK’së mund të llogarit vetëm në votat e militantëve fanatik që sipas tij i kanë zhvat taksat e qytetarëve në mënyrën më të shëmtuar të mundshme deri tek fondet për shënimin e përvjetorëve të të rënëve në luftën e fundit të UÇK-së.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë publike disa nga kandidaturat që do të garojnë për të marrë komunat e ndryshme të Kosovës. Aktualisht në garë edhe për një mandat, janë zyrtarë të LDK’së që tashmë janë në krye të disa komunave.

Deri më tani nga kandidatët e LDK-së për kryetar të komunave që pritet të garojnë në zgjedhjet e 22 tetorit janë: Agim Veliu-Podujevë, Lufti Haziri-Gjilan, Muharrem Sfarqa- Ferizaj, Gazmend Muhaxheri- Pejë, Sokol Haliti- Viti, Burim Berisha- Fushë Kosovë, Imri Ahmeti-Lipjan.

Në komunën e Kamenicës është kandiduar Shaip Surdulli, në Suharekë Salih Asllani, në Shtimje-Selim Shabani, Istog- Haki Rugova, Dragash- Selim Kryeziu dhe për kryetar të komunës së Novobërdës kandidat do të jetë Bajrush Imeri.

Më Shumë

27 vite nga publikimi i albumit të rok grupit Metallica

Ishte 18 nëntori i vitit 1997 kur rok grupi i njohur, Metallica i gëzuan dashamirët e muzikës së tyre, nëpërmjet publikimit të albumit ‘’Reload’’,...

Malisheva merr një fitore të vlefshme ndaj Dukagjinit

Malisheva ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi Mall Superligën...

Lajmet e Fundit