14.8 C
Prizren
E mërkurë, 23 Prill, 2025

Haxhi Avdyli kundër vendimit të ministrit Buja

haxhi avdyli ldkPas vendimit të ministrit të Arsimit, Ramë Buja që të pranohen të gjithë studentët e familjeve të dëshmroëve dhe invalidëve të luftës, kanë ardhur reagim edhe nga ana e vetaranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Njëri nga këta veteranë që është kundër këtij vendimi, është Haxhi Avdyli.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se përse ka nevojë që edhe 15 vjet pas luftës fëmijët e kësaj kategorie të jenë të priviligjuar. Sipas tij, ky vendim është një diskriminim ndaj fëmijëve të tjerë.

Lexojeni të plotë reagimin e veteranit të luftës së UÇK-së, Haxhi Avdyli.

Pse duhet edhe 15 vite pas perfundimit te luftes qe femija im ,si femije i nje kontribuesi te vogel te luftes se madhe te UCK-se ,te jete i priveligjuar per regjistrim ne Universitet? Pse duhet qe femija im me automatizem te regjistrohet ,derisa prindi i tij fatmiresisht ka shpetuar nga lufta ,pa nje therre ne kembe?Per femijet te deshmoreve dhe invalideve duhet krijuar privilegje sepse lufta i la jetim dhe paslufta i diskriminoi.E ne qe kryeme nje obligim qytetar per atdheun dhe femijet tane qe te jetojne ne liri,e enderruam nje Kosove ku secili do vleresohet sipas punes qe ben per atdheun , edhe sot.Lufta nuk ishte vetem ne vitin 1999,lufte ishte edhe 1981,1989,1992.Patriotizmi nuk filloj dhe mbaroj ate vit.Patritotizem mund te tregohet edhe sot ,nese ne e duam Kosoven , e ruajme pronen e perbashket,nuk e vjedhim parane publike ,punojme ndershem,fitojme titujt me dije ,e punesohemi aty ku e meritojme .Perkujdesja me e madhe per veteranet do ishte ,nese kjo klase politike do punonte per nje shtet te forte me ekonomi te zhvilluar ,ku veteranet dhe femijet e tyre do kishin vende pune ,ku se paku veterani do punonte per veten dhe do ushqente femijet e tyre. Ndersa sot kemi veteran qe jetojne ne varferi ekstreme derisa komandantet e tyre arriten brenda vitit te behen multimilioner. Pse ky diskriminim ndaj shume femijeve tjere, qe prinderit kontibuan per clirimin e Kosoves ne menyra tjera ? Pse ky diskriminim ndaj femijeve qe mesuan shume . te arrijne nota te mira e qe sot te mos mund te regjistrohen? .Cfare faji ka ky femije qe babai i tij sdoli ne lufte qe sot ky femije te mos mund te vijoj studimet ?.Pse te denohen keta nxenes te mire vetem pse babai i tij spate mundesi te luftoje si trimat e Shoqates se veteraneve te UCK . Ne duhet te ndihmojme me bursa ,benefite femijet e veteraneve qe regjistrohen me dije por jo tu japim regjistrim e diploma pa merite. Po me krijohet bindja qe ky insistim po behet qe te rehatohen femijet e profitereve te luftes e qe sot kane pozita te larta ne institucione sesa per nje femije veterani qe po vuan ne varferi diku ne nje skaj te harruar te Kosoves.

Më Shumë

Avdyli: Ekziston një marrëveshje me Nismën, sigurt i kemi 61 vota

Deputeti nga radhët e Guxo në koalicion me Vetëvendosjen, Haxhi Avdyli, kanë thënë se kanë arritur një marrëveshje me Nismën. Avdyli tha në Koha se...

Iu gjet marihuanë në veturë, arrestohet në Vërmicë një shtetas i Shqipërisë

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar të shtunën në pikëkalimin kufitar në Vërmicë si i dyshuar për posedim të narkotikëve. Sipas policisë të dyshuarit i...

Lajmet e Fundit