10.3 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Haxhi Avdyli: Në Prizren pritet të fillojë një fazë e re

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli shpreson se pas gjykimit të kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja nga Gjykata e Apelit në qytetin e Prizrenit do të fillojë një fazë e re. Ai beson se vendimi i Gjykatës së Apelit do të detyrojë Mujën të lë postin e kryetarit të Prizrenit.

Postimi i plotë i tij në Facebook

Të nderuar qytetarë

Në bazë të informatave paraprake, ne po afrohemi kohes kur do jepet verdikti final për rastin Muja. Përkundër shtyrjeve te panevojshme ,vjen moment që kjo odisejadë të përfundoi. Dënimi dhe mospranimi i vendimit gjyqësor ka treguar se posti ishte mbi drejtësinë, interesi personal mbi atë public, interesi i klaneve mbi interesin e qytetarëve.

Prandaj tani vie moment që të gjithë në qetësi të presim vendimin perfundimtar të drejtësisë i cili qartëson situatën në qeverisjen e qytetit. Ky vendim që do merret ne javet ne vijim ,shpresojmë që do të detyroj Ramadan Mujën të lë udheheqjen e Qeverisë Komunale dhe do hap rrugë ardhjes së një qeverisje të re për qytetarët.

Shpejt do te dihet, nëse do vijnë ditë të mira për qytetin apo do vazhdojë amullia dhe keqqeverisja. Shume mund të filloj nje fazë e re për Prizrenit , kurse për Ramadan Mujën ,edhe pse e vonuar, do fillon koha qetë e Penzionit.Kurdo qe vie vendimi Ldk është e gatshme të dal para qytetarëve per te prezentuar platformën e saj dhe njerzit e saj më të mirë.

/PrizrenPress.com/

Më Shumë

DKA-ja në Prizren dhe Fakulteti Filologjik drejt bashkëpunimit për zhvillim profesional në arsim

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Prizren ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Fakultetit Filologjik dhe partnerë ndërkombëtarë, me fokus në forcimin e...

Foto nga djegia e kamionit në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia: Shoferi dhe një pasagjer pa lëndime, shkoi ekipi i urgjencës

Një kamion u përfshi nga flakët në aksin rrugor Suharekë-Duhël në autostradën “Ibrahim Rugova”. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi...

Lajmet e Fundit