34 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Haxhi Avdyli: Përgjimet zbuluan se si PDK-ja i fyen nënat tona

Kryetari i LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli, ka komentuar përgjimet e publikuar të Sekretarit të PDK-së, Nijazi Kryeziut me Adem Grabovcin, për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve në Ujësjellës. Ai thotë se qeveria lokale në këtë mënyrë ka korruptuar cdo konkurs publik.

“Në ditën kur në qytetin tonë po mbahet Festivali “DokuFest”, ku temë e trajtimit të këtij viti do jetë korrupsioni, vetë qyteti i Prizrenit si qytet mikpritës i këtij festivali udhëheqet nga njerëz që kanë korruptuar çdo konkurs publik”, tha Avdyli,shkruan PrizrenPress.

Sipas tij, proceset politike në këtë qytet, janë katandisur .

“Ju qytetarë të nderuar edhe njëherë e kuptuat dhe dëgjuat si manipulohen konkurset, se në çfarë mënyre njerëz jo kompetent vendosin për punësime të njerëzve të afërt të PDK-së, edhe aty ku normalisht posti apo pozita do duhej të mos varej nga politika”, tha Avdyli në një konferencë për shtyp.

”Aty patëm rastin të dëgjojmë sesi këta akter politik të PDK-së, shkelin kodin penal të Kosovës, shkelin ligjin e punës, ligjin kundër diskriminimit, shkelen të drejtat e njeriut, shkelen me dy këmbë nenet e aktit më të lartë juridik siç është Kushtetuta, si dhe çdo ligj i Republikës së Kosovës, ku potencohet se qytetarët janë të barabartë para ligjit, nuk mund të diskriminohen në baza partiake, shkelet e drejta e konkurrimit të barabartë, shkelen pikat e konkursit duke zgjedhur njerëz jo profesionist vetë pse janë të dëgjueshëm për këtë klasë politike”.

“Në këto telefonata po dëgjojmë se si fyhet dinjiteti njerëzor, fyhen nënat kosovare, fyhen njerëzit profesionist me të atillë lloj sharje rrugaçësh vetëm pse ruajtën bindjen e tyre”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

DokuFest po vjen – a është gati Prizreni për fluksin e turistëve

Një nga festivalet më të vjetra dhe më të njohura në rajon, Dokufest, do të rikthehet këtë verë me edicionin e tij të 24-të. Producentja...

Licenca A në duart e trajnerëve të rinj

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka shpërndarë sot Licencat A UEFA për trajnerët që kanë përfunduar me sukses kursin e organizuar nga Departamenti i...

Lajmet e Fundit