6.7 C
Prizren
E hënë, 3 Shkurt, 2025

Haxhi Avdyli: Qeveria Haradinaj, heterogjene pa harmoni mes pjestarëve të saj

Deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli ka vlerësuar qeverinë e re si më të dobëtën që nga pas lufta.

Sipas tij kjo qeveri ka një strukturë heterogjene mirëpo nuk ka harmoni në mes të pjesëtarëve të saj.

“Qeveri heterogjene në strukture mirëpo nuk ka harmoni në mes të njerëzve të saj. Kemi njerëz nëpër ministri pa përvojë menaxheriale, kemi komandantë të luftës në bashkëqeverisje me paramilitarë, të cilët supozohet që kanë maltretuar disa persona shqiptar. Mëngjesi i kësaj qeverie ka qenë i zymtë” ka thënë Avdyli në një intervistë në Balle Për Balle e Klan Kosovës.

Deputeti Avdyli po e sheh edhe problematik emërimin e Uran Ismajlii në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, i cili, sipas tij, nuk i njeh problemet e shëndetësisë dhe njëkohësisht shpërfaq pazaret politike të kësaj qeverie.

“Njëra nga hallkat më të dobëta të kësaj qeverie është emërimi i Uran Ismajlit, që është anonim, që nuk i njeh për së afërmi problemet e shëndetësisë. Nëse ka staf të kualifikuar, ata do t’ia kryejnë punët, ndërsa Ismajli do të jete aty vetëm për ndonjë tender. Ka pasur njerëz tjerë të duhur që mund të ishin në krye të kësaj ministrie. Kjo tregon që në këtë qeveri nuk ka profesionalizëm mirëpo pazare politike” deklaroi Haxhi Avdyli, njofton Klan Kosova.

Më Shumë

Fermerët e Suharekës mund të aplikojnë për subvencionet për qumësht deri më 18 shkurt

Komuna e Suharekës i ka bërë thirrje fermerëve që aplikacionet për subvencionet për qumësht ti marrin në Drejtorinë e Bujqësisë dhe të njëjtat pastaj...

Mallkim nëne

Fatmir MEHMETI (1998) Dridhuni, lugetër të dreqit, çirruni, ju, o qafëthyer, gojëzdralë e të përlyer, do t`ju nëmë toka në mbetshi! Mos thyej dyer, o kusar, derr i nkequr, hije e përdrequr, bimesë...

Lajmet e Fundit