19.9 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025

Haxhi Avdyli tregon pse votoi kundër zgjedhjes së Isa Mustafës me aklamacion

(I plotësuar) Kryetari i Degës së LDK’së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka thënë se ka votuar kundër zgjedhjes me aklamacion të Isa Mustafës Kryetar i Partisë.

Ai ka thënë se me këtë votim është lënduar shumë LDK’ja dhe filozofia rugoviane.

“Kam votuar kundër që të votohen kandidaturat një nga një dhe të lejohen konkurrimi i drejtë dhe votimi i fshehtë. Kam votuar kundër sepse kjo është një vlerë të cilën e ka cilësuar LDK’në gjithmonë në histori. LDK e Ibrahim Rugovës ka ushqyer dhe kultivuar LDK’në si një shkollë të demokracisë dhe jo një shkollë e votimit me aklamacion e diktat, ku shuhet ambicia e kujdoqoftë”, ka thënë Avdyli, për Express.

“Me ketë e kemi lënduar procesin brenda LDK’së. LDK do të mbijetojë por është lënduar rëndë procesi demokratik”, ka shtuar ai.

Përveç Avdylit, kundër Isa Mustafës ka votuar edhe Haviz Gagica.

Avdyli ka thënë se ka votuar kundër që edhe Këshilli i Përgjithshëm të votohet me aklamacion. /Gazeta Express/

Haxhi Avdyli votoi kundër Isa Mustafës

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, e udhëhequr nga Haxhi Avdyli e votoi kundër Isa Mustafën. Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda Kuvendit të VIII-të zgjedhor të kësaj partie, ku Isa Mustafa në kundërshtim me statutin, zgjedhjet me aklamacion dhe pas asnjë kundërkandidat kryetar i LDK-së.

Udhëheqësi i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli ishte ai i cili edhe e kishte propozuar Vjosa Osmanin kandidate për kryetare të LDK-së, por që u eliminua nga delegatët për konfirmimin e kandidaturës./ Gazeta Blic

Haxhi Avdyli propozon Vjosa Osmanin për kryetare të LDK-së

Haxhi Avdyli, kryetar i Degës së LDK-së në Prizren, e ka propozuar Vjosa Osmanin për kryetare të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lajmin e kanë konfirmuar për Gazetën Blic, burime brenda Kuvendit të VIII-të të partisë së dytë më të madhe në vend./ Gazeta Blic

Më Shumë

Fillon lyerja e shtyllave të ndriçimit publik në zonën qendrore të Prizrenit

Komuna e Prizrenit të hënën ka njoftuar se Drejtoria e Shërbimeve Publike ka nisur aksion për mirëmbajtjen e infrastrukturës së ndriçimit publik, duke filluar...

18 vite nga vdekja e këngëtares së shquar shqiptare, Nazmie Hoxhës

Nazmie Hoxha lindi më 25 tetor 1952 në Gjonaj të Hasit të Prizrenit dhe vdiq më 5 maj 2007 në Prishtinë. Nazmie Hoxha ishte këngëtare e popullarizuar...

Lajmet e Fundit