13.8 C
Prizren
E premte, 9 Qershor, 2023

Haxhi Avdyli voton kundër kaolicionit me AAK-në dhe Nismën

Gjashtë anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së i kanë thëmë jo ndonjë koalicioni të mundshëm me AAK-në dhe Nismën, nëse presidenti ia jep mandatin LDK-së për formimin e Qeverisë pa zgjedhje.

Gazeta Blic nga burime brenda partisë së drejtuar nga Isa Mustafa i ka mësuar emrat që kanë vtouar kundër.Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani është ndër 6 anëtarët e KP-së së LDK-së që i ka thënë JO koalicionit të mundshëm me AAK-në dhe Nismën.

Sikurse edhe dihet, Vjosa Osmani kishte votuar edhe në kryesi të partisë kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti.Kandidatja për kryeministër nga LDK në zgjedhjet e fundit, edhe në Kuvend kishte votuar kundër mocionit të inciuar nga partia e saj, kundër Qeverisë Kurti.Kundër një koalicioni me AAK e Nisma ka votuar edhe ministri tjetër i Qeverisë Kurti, Lumir Abdixhiku, raporton Gazeta Blic.

Abdixhiku ndërkohë, kur ishte inicuar mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti, në kryesi të LDK-së kishte dalë kundër, ndërsa kishte abstenuar në votim.Osmani e Abdixhiku ishin më të votuarit në zgjedhjet e fundit nga lista e LDK-së.

Pos Abdixhikut e Osmanit, kundër një koalicioni të mundshëm me partinë e Haradinajt e Limajt kanë votuar edhe deputetët: Haxhi Avdyli, Ardian Shala e Fatmir Rexhepi, thonë burime të Gazeta Blic.Sikurse dihet, këta deputetë ishin kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, derisa mbështesnin bashkëqeverisjen me Lëvizjen Vetëvendosje.Anëtari i gjashtë i Këshillit të përgjithshëm që ka votuar kundër, është Faton Peci, i cili aktualisht është këshilltar i lartë politik, i kryetares së Kuvendit.

Gazeta Blic ka folur me deputetin Fatmir Rexhepi, i cili ka theksuar se vota nuk është publike, duke mos dashur të jap sqarime shtesë.
Ndëkraq, kontakti ka qenë i pamundur me anëtrët tjerëvtë Këshillit të Përgjithshëm, që dolën kundër koalicionit me AAK e Nisma.Sot, Isa Mustafa ka njoftuar se 108 anëtarë të KP-së votuan për, 6 kundër dhe 10 nuk u përgjigjën fare.Njoftimi i plotë i LDK-së:Të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm,Ju falënderoj për shprehjen e qëndrimit tuaj në letrën që ua përcolla më dt. 12 prill dhe plotësimin e saj më 13 prill 2020.
Kam nderin tu njoftoj se deri në përfundim të afatit të shprehjes së qëndrimit tuaj, sot më 14 prill 2020 në ora 16:00, në pyetjen e shtruar: A pajtoheni që LDK ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë, në qoftë se ky mandat ofrohet duke ndjekur procedurat kushtetuese dhe të bëjë përpjekje të formojë Qeverinë në koalicion me AAK-në, Nisma SOCIALDEMOKRATE-AKR dhe komunitetet, nga 124 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 114 anëtarë të KP, prej tyre 108 janë shprehur për (po), 6 janë shprehur kundër (jo) dhe 10 nuk janë përgjigjur.Në bazë të kësaj, si Kryetar i LDK-së konstatoj se ekziston vullneti i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrjen e mandatit mbi bazën e ndjekjes së procedurave kushtetuese, për formimin e Qeverisë në një koalicion të mundshëm me AAK, Nisma SOCIALDEMOKRATE-AKR dhe partitë që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.Me respekt,
Kryetari i LDK-së
Isa Mustafa

Më Shumë

Prizren, shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj nëntë doganierëve dhe të tjerëve

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën, ka dështuar të mbahet seanca për korrupsion, për shkak mungesës të akuzuarit Hekuran Dana, si  dhe mungesës...

Messi largohet, tri skuadra luftojnë për dy vende në Evropë

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, Lionel Messi, dhe një prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit, të shtunën do ta...

Lajmet e Fundit