13.8 C
Prizren
E diel, 15 Shtator, 2024

Haxhiu: Nuk i kemi pasur 80 vota për Presidentin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nga LVV, thotë se më 14 shkurt qytetarët votuan për emrin e kandidatit për kryeministër, por edhe për emrin e kandidates për presidente.

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se se mesazhi i qytetarëve ka qenë i qartë por ky mesazh e vullnet nuk po përfillet nga opozita.

Ajo thotë nuk kanë çfarë t’i bëjnë atyre që mendojnë që për votën e presidentit, duhet dhënë terminale doganore, poste diplomatike a tendera.

Haxhiu shton se ka qenë e qartë se nuk i kanë pasur 80 vota për presidentin.

Postimi i plotë i Haxhiut:

“Më 14 shkurt, qytetarët kanë votuar edhe për emrin e kandidatit për kryeministër por edhe për emrin e kandidates për presidente.

Ne kemi qenë transparent para qytetarëve. Mesazhi që kanë dhënë qytetarët ishte i qartë. Por ky mesazh e vullnet nuk po përfillet nga opozita. Sërish po injorohet e shkelet.

Ne nuk kemi çfarë t’ju bëjmë atyre që mendojnë që për votën e Presidentit, duhet dhënë terminale doganore, poste diplomatike a tendera.

Ka qenë e qartë. Ne nuk i kemi pasur 80 vota për Presidentin.

Ata që po thonë se e paskemi provokuar situatën me ligjin sepse votat i keni pasur, janë të njëjtit që thonin se A.Veliu nuk është dashur të shkarkohet se ai veprim e provokoi rrëzimin e Qeverisë anipse dihej që Qeveria s’ka pasur në plan të votohej, po kur u votua ka pasur plan të rrëzohet.

Ne nuk i duam zgjedhjet por moszgjedhja e Presidentit e dërgon vendin në zgjedhje prandaj përgjegjësia për këtë i mbetet atyre që e injorojnë vullnetin e qytetarëve dhe e bllokojnë zgjedhjen e Presidentit”, ka shkruar Haxhiu.

Më Shumë

A duhet të armatoset Shqipëria?! Jemi i vetmi vend anëtar i NATO-s, që s’ka asnjë avion luftarak

Ben Blushi Si një njeri që ka jetuar njëzet vjet nën një regjim gjysmë ushtarak, unë pothuajse e kam urryer ushtrinë. Më dukej sikur ushtria...

Qeveria e Kosovës miraton ndryshimet në Ligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Qeveria e Kosovës i ka miratuar të mërkurën disa ndryshime në Ligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, pasi Gjykata Kushtetuese e...

Lajmet e Fundit