11 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Haxhiu: Qytetarët mund ta procedojnë sërish me 10 mijë nënshkrime nismën për Trustin

Iniciuesi i Projektligjit për tërheqjen e Trustit, Bekim Haxhiu, pas votës kundër sot në Kuvendin e Kosovës, tha se qytetarët e kanë edhe një mundësi që ta riprocedojnë këtë nismë ligjore.

Ai në në Klan Kosova tha se përmes peticionit me 10 mijë nënshkrimeve do të mund të riprocedonin nismën për tërheqjen e Trustit.

“Me 10 mijë nënshkrime mund ta procedojnë në kuvend. I thashë kryeministrit se cfarë do të thuash nesër që këtë do ta sjellin qytetarët dhe cila do të jetë arsyeshmëria sepse s’do ta kesh më si objektiv opozitën por qytetarin”, është shprehur Haxhiu.

Tutje, ai tha se kjo çështje u takon qytetarëve nëse dëshirojnë ta riprocedojnë këtë nismë ligjore, teksa shtoi se nëse ata (qytetarët) kanë alternativa tjera për të ushtruar presion mbi qeverinë dhe deputetët lë ta bëjnë.

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta miratojë dje Projektligjin që do të mundësonte një tërheqje të sërishme të kursimeve nga Trusti. Nismës së propozuar nga deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, i dolën kundër 57 deputetët e pushtetit, derisa përkrahje i dhanë 44 deputetët e opozitës.

Më Shumë

Spitali i Prizrenit forcon bashkëpunimin me strukturat komunale

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues, pritën përfaqësues të strukturave komunale...

Aksident tragjik në Prizren: Humb jetën një 29-vjeçar pas përplasjes me motoçikletë

Sot, më datë 19.03.2026, rreth orës 12:10, në rrugën “Transiti i vjetër”, në Prizren është raportuar një aksident trafiku në mes të një motoçiklete,...

Lajmet e Fundit