15.1 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Haziri: Mendimi i Gashit, shprehje e “disponimit qytetar”

LutfiHaziri5-30Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, njëherësh anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke i komentuar deklaratat e deputetit të zgjedhur të LDK-së, Arben Gashi, i cili ka kërkuar që marrëveshja në mes partive të VLAN-it të rishikohet, ka theksuar se mendimi ndryshe është vlerë të cilën e ka LDK-ja.

Sipas tij, deklarimet e deputetit të LDK-së nuk e prekin veprimin politik dhe unitetin veprues.

Nuk ka të bëjë as me ndarje nga politikat dhe uniteti që e ka ndërtuar Isa Mutafa si kryetar i LDK-së.

“Gashi ka shprehur, sipas asaj qe unë lexoj, disponim qytetar që zgjidhja më i mirë do të ishte nëse Isa Mustafa do të ishte kryeministër. Për këtë qëllim LDK-ja e ka nominuar gjatë zgjedhjeve të 8 qershorit, mirëpo situata pas zgjedhjeve ka ndryshuar, duke ndryshuar kështu edhe pozicioni dhe kërkesa politike qe vetë i pari i LDK-së e ka thënë (marrëveshje me partnerët e VLAN-it që ai të jetë kandidat për kryeparlamentar). Partia jonë ka një demokraci të brendshme, gjë të cilën e tregon edhe rasti i shprehjes së mendimit të deputetit Arben Gashi”, ka thënë Haziri për Telegrafin.

Ndërsa, i pyetur se a mund të ndodhë që deklarimet e Gashit, të ndikojnë që të rritet zinxhiri i kundërshtimeve brenda partisë, ai ka thënë se, “LDK-ja, pavarësisht mendimit ndryshe, është shumë kompakte në vendimit të cilat i merr”.

“Andaj unë besoj se marrëveshja do të vazhdoj të respektohet, sepse edhe në Kryesi edhe në Këshill të Përgjithshëm, pavarësisht mospajtimeve, për veprimet politike ka unitet, unitet të cilin e ruan një logjikë politike e unifikimit dhe e konsistencës të cilin LDK-ja e ka vendosur”, ka theksuar Haziri.

Ndryshe, deputeti i zgjedhur i LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar për media se kërkesa e tij që i pari i LDK-së të jetë kandidat për kryeministër, “është mendim personal i thënë me zë të lartë po që thuhet nga shumica e anëtarësisë së LDK-së”.

Më Shumë

Dramë në kryeqytet: Ylli i shkakton humbjen e pestë radhazi Sigal Prishtinës

Ylli ka shënuar një fitore dramatike ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 80-82, në një ndeshje të vendosur në sekondat e fundit. Ashtu si në përballjen e...

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Rahovec, marrin para dhe stoli ari

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Patoqan të Ulët të Rahovecit. Sipas policisë në cak të hajnave kanë qenë stolitë...

Lajmet e Fundit