Prizreni, peng i Ramadan Mujës?

Prizren-Sheshi i Lidhjes14-30Mosrealizimin brenda afatit të paraparë të projektit të sheshit e trotuarit, që lidhet me Kompleksin e Lidhjes Shqiptare, përfaqësues të shoqërisë civile në Prizren e ndërlidhin me vështirësitë për shkak të pozitës “pezull” të kryetarit Ramadan Muja, të dënuar me kusht, derisa zyrtarët komunalë kanë mohuar kritikat e tilla, duke e arsyetuar vonesën e projektit me kushtet atmosferike, që karakterizuan verën e këtij viti, shkruan Zëri.

Prizreni është në pritje të përgjigjes që Gjykata e Apelit ka për t’i dhënë ankesës së bërë nga Muja, pas dënimit të tij për shpërdorim të pozitës, me 2 vjet burgim me kusht dhe ndalim të ushtrimit të veprimtarisë publike për 30 muaj, të shqiptuar nga gjyqtar të EULEX-it në Gjykatën Themelore (GJTH) në Prizren.

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Lajmet e Fundit