14.3 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Hekuran Murati shpalos detaje për heqjen e homologimit, vlen vetëm për këto shtete

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka dhënë detaje lidhur me kalimin në lexim të parë të heqjes së homologimit për veturat që importohen nga jashtë.

Murati, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se është çështje ditësh deri në leximin e dytë dhe hyrjen në fuqi të ndryshimit të këtij ligji, që do të jetë lehtësim për veturat që importohen nga vendet e BE-së, Zvicra dhe Norvegjia.

“Kalon në lexim të parë heqja e homologimit për veturat që importohen nga BE, Zvicrra, e Norvegjia. Tashmë është çështje ditësh deri në leximin e dytë dhe hyrjen në fuqi të këtij ndryshimi. Më në fund, po hiqet kjo barrë e panevojshme për qytetarët”, thuhet në shkrimin e Muratit.

 

Më Shumë

Sulm ndaj zyrtarit policor në Samadrexhë, arrestohet i dyshuari

Një incident është raportuar mëngjesin e së martës në fshatin Samadrexhë të Suharekës, ku një person dyshohet se ka tentuar të sulmojë zyrtarët policorë...

Ylli fiton bindshëm ndaj Apolonisë

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Apolonisë me rezultat 80:59, në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të meshkujve. Therandasit...

Lajmet e Fundit