4.1 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Henry tregon për cilin klub Mbappe duhet të luajë vitin e ardhshëm

Kylian Mbappe pas dy jave do të jetë i lirë të diskutojë transferimin e mundshëm me çdo klub, pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germain do të skadojë në qershor të 2024.

Më së shumti është përfolur kalimi tek Real Madridi. Por, bashkëkombësi i Mbappes, ish-ikona e Arsenalit, Thierry Henry, nuk është aq i sigurt se lojtari ka nevojë për këtë lëvizje.

Henry e ka këshilluar sulmuesin e gjithanshëm të mbetet në Parc des Princes deri në fund të karrierës.

“Po të isha Kylian Mbappe, nuk do të largohesha. Do të doja të përfundoja atë që kam filluar”, ka thënë fillimisht Henry për CSB Sports.

“Dua të them, pse duhet të largohet? Ai e do Parisin, ka lindur në atë qytet, këtë duhet ta kuptoni”.

“Unë dua që ai të qëndrojë deri në fund”, tha Henry.

Më Shumë

Bashkimi triumfon në kryeqytet

Bashkimi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kryeqytet, duke mposhtur Sigal Prishtina me rezultat 77:87, raporton PrizrenPress. Prizrenasit zhvilluan një ndeshje të mirë...

Përurohet Qendra Sportive në Bukosh

Në fshatin Bukosh të Suharekës është përuruar sot qendra e re sportive, një investim që synon zhvillimin e sportit dhe rritjen e aktiviteteve fizike...

Lajmet e Fundit