6.9 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

“Heroi” merr çmim në festivalin “12 Month” në Rumani

Filmi “Heroi” merr çmimin Best Features Fiction në Festivalin Ndërkombëtar “12 Month”në Rumani, në kategorinë e filmit të gjatë.

“Festivali si ky në Rumani dhe në vendet e tjera sllave kanë humbë rëndësinë e tyre, në takimet që kam pasur me krijues të vendeve sllave ata dëshmojnë se janë në gjendje shumë të rëndë dhe pa përkrahje. Festivalet ndërkombëtare përveç prezantimit të punës sonë, ato krijojnë mundësi bashkëpunimi dhe njohje për krijuesit tanë”, tha ndër të tjera për KultPlus vetë regjisori i filmit, Luan Kryeziu. Ai tregoi se ky film së fundmi ishte në konkurrencë zyrtare në Cay Film Festival, konkurrencë kjo me artistët kulminantë, disa nga të cilët edhe me çmime OSCAR.

“Heroi” pas këtij çmimi ka një varg festivalesh të tjera ku do të marrë pjesë, ndër to janë: ACE Johlum International Film Festival në Indi, Mostra International Film Festival MIA në Brazil, Frame By Sound International Film Festival në Santo Domingo, Colortape International Film Festival në Australi, Ballkan Film Food Festival, Timamu Africa Film Festival, Sao Tome FilmFest në Afrike, Color International Film Festival në Indi, e shumë të tjerë.

Më 25 korrik “Heroi” do të hapë festivalin në Preshevë, ku do të jetë në konkurrencë

Më Shumë

Trepça e mposht lehtësisht Yllin në Suharekë

Kampionia e Kosovës në fuqi, Trepça ka arritur fitoren e 16 radhazi në elitën e basketbollit kosovar duke e mposhtur Golden Eagle Yllin me...

Modern Talking për herë të parë në Kosovë, Thomas Anders & Band do të performojnë në HardhFest

Në kuadër të edicionit të radhës, festivali Hardh Fest do të mirëpresë një nga emrat më të njohur të muzikës pop të viteve ’80....

Lajmet e Fundit